2. Qyteti i Shkodres paraqet etapa te ndryshme ndertimi qe prej
periudhes ilire deri ne kohet e sotme;qyteti i vjeter formohet prej
disa lagjeve rreth keshtjelles Rozafat e qe vazhdojne deri nga veri-
perendimi i qytetit, me banesa te ndertuara mbi mbeturinat e
mureve ilire,romako-bizantine e veneciane dhe objekte historike
te periudhes osmane qe edhe sot mbajne datat e shekujve XVI e
XVII sic ishin: ndertesa e Banjes se Vjeter(hamami nen keshtjelle)
qe mban daten 1519-te, Xhamia e Tophanes, me daten e gdhendur
mbi deren e saj 1617. Prelati shkodran Dom Ejll Radoja ne librin e
tij Imagine per qytetin e vjeter nder te tjera shkruan: Qyteti i
mocem ishte shume i kufizuar, perfshinte keshtjellen dhe
fortesen, e cila ishte e mbushur me banesa ,shumica e tyre ishin te
banuara prej familje zotnish e bujaresh dhe perfshinte pazarin e
sotshem,te quajtur piace prej nesh.
3. Ky qytet i vjeter i Ilirise me te rene ne doren e osmaneve ne vitin 1479, mori
forma te tjera administrimi, hyri ne pushtetin feudo-ushtarak. Me perhapjen e
islamizmit, jeta shoqerore pesoi ndryshime te dukshme. Per ate periudhe
mungojne dokumentat e shkruar, i vetmi dokument mbetet vepra e Evlija Celebi
qe permend lagjet e shkodres te shek XVII nder te tjera shkruan Shkodra ka 15
lagje:
Me te permendurat jane: Lagjja Bajazit, Lagjja e Skeles, Lagjja e Myftise, Lagjja
Kara Hasanit, Lagjja e Gjykatores, ne Kryepazar.
Ne Salnameja e Shkodres shenohen 6 lagjjet kryesore qe perbenin qytetin e
Shkodres, ne fillim te pushtimit osman: Ali Beg, Qafe, Bahcallek, Te-
Bune, Ajasem, Tepe; ana tjeter e qytetit ishte pyll dhe fushe. Ketu nuk
permendet lagjja Tabaku, e cila deri ne gjysmen e shekullit XIX ishte lagjja me e
populluar nga te gjitha.
Lagjjet e mesiperme ishin me popullsi me te dendur dhe me te lulezuarat nga c
do pikepamje deri ne vitin 1865, kur u be zhvendosja e administrates prej
keshtjelles ne qendren e sotme te qytetit.
Nga ky ndryshim nisi etapa e dyte e ndertimeve nga veriu, verilindja e
veriperendimi. Ndertesat nisen te shumohen nga ardhja e banoreve nga qyteti i
vjeter te cilet u shpengulen nga frika e epidemise se murtajes viti 1819.
Ermando Armao kete pjese te qytetit e quan Qyteti i Ri, d.m. th duke filluar nga
lagjja Parruce e siper.
4. Lagjja Alibeg
Lagjja ne fjale shtrihet perfund keshtjelles Rozafat, ne nje fushe ne forme
trekendeshi,ne mes te dy lumenjve , Drinazit e Bunes. Dokumenti me I
rendesishem per kete lagje eshte Dokumenti I vakefit te Alibegut,qe flet edhe
per ekzistencen e pazarit te ketij qyteti ne epokat para pushtimit Osman.Nga te
dhenat e ketij dokumenti mesojme se emri I lagjes per te cilen shkruajme ka
ngelur nga vakef lenesi I cili quhej Ali Beg.Dokumenti shenon se Ali beg-u I la nje
pasuri te madhe xhamise se lagjes. Ne kujtim te tij lagjes iu vu emri Ali Beg.
Gojedhana populore tregon se Bahcalleku kufitar I kesaj lagjeje ishte dikur
pemishtja e lagjes Alibeg nga u ka mbete edhe emri Bahcallek(turqishtja Bahce-
pemishte-kopesht) Ne lagjen Alibeg edhe sot duken themelet e nje muri qe
kalon mes lagjes e perfundon buze lumit Bune. Muri duhet te kete qene para
pushtimit osman nje mburoje e qytetit te asaj kohe. Per ekzistencen e ketij muri
deshmon edhe Barleti:..kur u hodhen themelet e qytetit, rrethi I mureve
shtrihet atje poshte me teper se 2 mije hapa ne forme katrore. Nga toponimet e
lagjes jane Xhamia per te cilen Ali begu la nje pasuri te madhe vakef,tyrbja e
Kasem Aali Sulltanit,Kisha e Zojes. Banja e vjeter(Hamami),mbi porten e hymjes
ka pasur nje rrase guri qe ruhet ne muzeun e Shkodres, daton ne vitin 1519.
5. Lagjja Tabake
Kjo lagje nuk ekziston me si e tille. Ajo ishte e vendosur ne fund te
keshtjelles Rozafat,ne breg te djathte te lumit Drinaz(Drin). Emri I kesaj
lagjeje perpara pushtimit turk nuk dihet. Me ardhjen e osmaneve,lagjet
perreth kalase moren emrin e personave bamires, te pozicionit
gjeografik, apo te profesionit qe ushtrohej ma teper nga banoret e asaj
lagjeje. Konkretisht Emri Tabake rrjedh nga fjala turke regjje lekuresh.
Kjo lagje kishte dy rruge kryesore:njera e lidhte me Uren e
Bahcallekut,ndersa tjetra qe nuk gjendet me ishte rruga tregtare qe mbas
xhamise se Plumbit, kalonte neper uren e Kirit duke ndjekur drejtimin nga
Vau I Dejes, Puke, Prizren etj.Lagjja Tabake ne periudhen e Bushatlinjve qe
nder lagjet ma te permenduna dhe te para te Shkodres. Qe ne vitin 1846
filloi devijimi i Drinit nga shtrati i vjeter duke formuar Drinazin e
sotem, sebashku me lumin Kir. Permbytjet e herepashershme u dhane shkas
shpernguljeve te popullsise se kesaj lagjjeje. Objektet me te vjetra dhe me
shquara ketu jane : Tyrbja e Harapit, Xhamia e Plumbit, Xhamia e
Oxhakut, Xhamia e Tabakut, Ura e Vjeter e Kirit, Rruga Tregtare Lezhe-
Shkoder
6. Lagjja Qafe
Ne lidhje me Qytetin e Vjeter, duke shkuar drejt veri-lindjes, ngjitur me lagjen
Tabake ndodhet lagja Qafe. Emri Qafe I perdorur nga populli,rrjedh prej
pozicionit te lagjes qe eshte gryke e qafe mali. Banesat e lagjes Qafe jane te
vendosura ne shpat te kodrave, perballe lindjes se diellit. Ngjitur me kete lagje
ishin ndertesat e Gjykatores, te cilat kane vepruar derisa guvernatura
qendronte ne kala.Lagjja Qafe qe ekziston sot fillon Tek Xhamia e Hynqarit
ose e Selvise. Ketu ishte kryet e Pazarit nder kohe te vjetra sepse ishte rruga e
tregetise se madhe me Kosoven dhe Shqiperine e Mesme. Nga toponimet e
kesaj lagjeje per tu permende jane:Tyrbja e Babo-Ata-s,Tyrbja Havalej e
quajtur nga populli Tyrbja e Cengelave. Xhamia e Qafes. Ne kete lagje ndodhet
nje ure me hark guri ndertuar me fondet e Vali Mustafa Asim Pashes. Nen kete
ure shihet kalldremi I mocem I Rruges se Qafes rruge kryesore e tregetise se
vjeter te shekujve XVII-XIX kur vendi yne ishte qender e tregtise me Rumeline.
Me ane te kesaj rruge punonte gjithe Kosova. Prej haneve te Qafes niseshin
karvanet e kosovareve ose shkodraneve duke kaluar nga Qafa ne Ajasem, Guri
I Zi, Spathar, Vau Dejes, Va-Spas, Ura e Vezirit, e ne nahijen e Kosoves. Mbasi
kalon uren qe thame gjendesh ne zemer lagjes Qafe. Shtepite e banoreve
jane ndertuar ne shpat te malit formojne nje grup prej 80
banesash,karakteristike jane rruget e ngushta, te shkruara me kalldrem qe ne
kohe te lashta. Shtepite jane pergjithesisht te ulta nje kateshe e disa jane
perdhese,te gjitha te mbuluara me tjegulla.
7. Lagjja Ajasem
Fjala Ajasem eshte greqisht dhe do te thote cezme ose
burim, qe nga greket konsiderohej I shenjte dhe I
vizitueshem. Emri Ajasem duhet te jete qe ne kohen
bizantine derisa keto emra te rralle takohen edhe te
tjere ne Shkoder.Bibliografia na ve ne dukje se nga
pushtimi romako-bizantin, elementi grek qe me kohe
ishte ngulur ne qendrat tregtare me te rendesishme te
vendit,u detyrua tja leshonte vendin elementit
romak.Kur qyteti I vjeter ne shekullin e kaluar ishte ne
kulmin e zhvillimit te tij Ajasma ishte vend banimi I
shtepive me fisnike te aristokracise shkodrane . Njeqind
vjet me pare kjo lagje numeronte afer 150 shtepi, kurse
sot nuk ka vec 35. Ne kete lagje sipas nje regjistri te vitit
1911 rezultojne te rregjistruara 63 banesa, 36 kopshtije
e ara, nje mejtep, nje dyqan e kater varreza.
8. Lagjja Tepe
Tepe turqisht do te thote koder. Ky emer do te
thote se i asht ngjite nga turqit qe ne periudhen e
pare te pushtimit. Banesat e tepelinjve nuk jane
shume afer me njera tjetren me shume I ngjasojne
shtepive te nje fshati,te rrethuara me pemishte e
kryesisht me toka te vogla duhanore. Ne rrugen e
Kirit te kesaj lagjeje ishin dy a tre dyqane
ushqimore dhe nje furre per prodhimin dhe shitjen
e bukes. Nga rregjistrat e e vjeter turk rezulton qe
Tepja ka pasur 113 shtepi banimi,105 cope bahce e
toka,nje mejtep, dy xhami, kater dyqane dhe kater
varreza.