1. Shkolla Fillore “Dituria"
Dardani
Fizika 9
Emri i Nxënsit: Zenel Kovaqi
KLASA: 9/1.
TEMA: Struktura E Atomit Dhe Bërthama e tij
ARSIMTARJA E LËNDËS: Antigona Sadiku
Mars 2013
2. Bërthama dhe forcat
bërthamore
Bërthama e atomit është pjesa qendrore e atomit.
Në të përqendruar pjesa më e madhe e masës së
atomit dhe ajo është e ngarkuar me elektricitet
pozitiv. Dihet se bërthama atomike përbëhet nga
protonet dhe neutronet, të cilat paraqiten me një
emër të përbashklët Nukleone.
Numri i protoneve dhe neutroneve në bërthamen
atomike ndryshon. Kështut, p.sh atomi i hidrogjenit
ka vetëm një proton në bërthamë, ai i helumit ka
dy protone dhe dy neutrone, ndërsa njëri nga
atomet e uranit, i cili është i fundit në sistemin
periodik të elementeve, ka 92 protone dhe 143
neutrone në bërtham.
3. Numri i protoneve në bërthamën e atomit shenohet
me Z dhe quhet Numer Atomik, ndërsa numri i
përgjithshëm i nukleoneve në bërthamën e atomit
shenohet me A, dhe quhet numri i masë.
Protonet janë grimca të elektrizuera me
elektricitet pozitiv, ndërsa neutronet nuk janë
fare të elektrizuera. Numri I masës së një
elementi paraqet shumën e numrit të protoneve
Z, dhe të numrit të neutroneve N në Bërthamë
për elemntin e dhënë, do të thotë
A= Z + N
4. 12
Kështut, p.sh kur shkruajmë 6C paraqesin
Bërthamen e karbonit me numer atomik (Z=6)
dhe numrin e masës (A=12). Kjo bërthamë
përbëhet nga 12 nukleone, nga të cilat 6 janë
protone dhe 6 neutrone.
Në natyrë ekzistojnë numër i madh i
bërthamave atomik. Deri tani janë të njohura
afro 280 bërthama stabile dhe më se 700
berthama jostabile.
Bërthamet të cilat kanë numër të njejtë
protonesh Z, por numër të ndryshëm të masës
A- që do të thotë numër të ndryshushëm
neutronesh (N=A-Z) quhet Izotope.
6. Bërthama e atomit është mjaft e vogël.
Informata e para mbi madhësinë e bërthamës së
atomit i kemi nga shkenctari Ernest Raderford nga
Zelanda e re.
Ai bëri “bombardimin” e fletëve të holla të arit
dhe të platinës me grimca alfa, dhe erdhi në
përfundim se pjesa më madhe e masës së atomit
është e përqendruar në bërthamen e atomit
është, ndërsa në largësi afro 10.000 herë më e
madhe nga bërthama, qarkullojnë
elektronet, grimca të elektruzuera me elektricitet
negativ.
Përmasat e bërthamës janë jashtëzakonisht të
vogla ( 10-14m deri 10-15m) në krahasim me
përmasa e atomit ( ~ 10-10m )
8. Bërthama e atomit paraqet një sistem stabil të
përbër nga protonet dhe neutronet. Ruajtja e
nukleoneve në një bashkësi grimcash tregon se
ndërmjet protoneve dhe neutroneve ekzistojnë
forca të mëdha tërheqse të njohura me emrin
Forca bërthamore.
Forcat bërthamore janë forcat më mëdha në
natyrë. Ato janë forca tërheqëste dhe nuk varen
nga ngarkesat elektrike e nukleare. Kjo do të
thotë se forcat terheqëse ndermjet dy
protoneve (p - p), nderjmet dy neutroneve (n - n)
dhe ndermjet protonit dhe neutronit (p - n) janë
të njëjta.
9. Forcat bërthamore veprojnë në distanca të
shkurta, dhe ato janë efikase vetëm për nukleone
më të afëta – fqinje.
Nga kjo del se qdonjëri nga nukleonet hyn në
bashkëveprim vetëm me fqinjët e vet më të afërt.
Rrezja e veprimit të forcave bërthamore është e
rendit të përmasës bërthamës. Kështut p.sh në
largësinë më të madhe se 2,2·1015 m nuk ka fare
veprim të forcave bërthamore
10. Për një bërthamë themi se është stabile në qoftë
se ndërmjet protoneve dhe neutroneve të saja
zotrojnë forca të mëdha bërthamore, të cilat
janë shumë më të mëdha sesa forcat refuzuse
ndërmjet protoneve.
Bërthamat e mëdha me numër të madh
protonesh dhe neutronesh janë jostabile. Ato
bëhen stabile duke emetuar një grimcë alfa (ª)
Grimca alfa përbëhet nga dy protone dhe dy
neutrone, pra ajo paraqet bërthamën e atomit
tëheliumit.
11. Kur bërthama e një elementi radioaktiv X me
numër atomik Z dhe numër të masës A, gjatë
zbërthimit radioaktiv alfa e humb bërthamen e
4
heliumit 2He ajo shndërrohet në bërthamen Y
me numër atomik (Z - 2) dhe numër të masës (A -
4). Ky proces i zbërthimit mund të shkruhet në
këtë formë:
A A-4 4
Z X z-2Y + 2He
12. Kështut p.sh atimi i radiumit 226, duke emetuar një
grimcë alfa, shndrrohet në atom radoni 222. Ky
proces mund të shkruhet në formë:
226 222 4
88Ra 86 Rn+ 2He