2. • Excel është një program me fletë llogaritëse që mund të
përdoret për ruajtjen, organizimin dhe manipulimin e të
dhënave.
• Llojet e të dhënave që një qelizë mund të mbajë
përfshijnë tekst, numra apo formula. Një qelizë është
njësia themelore për magazinimin e të dhënave në fletë.
• Operacione të tjera të përbashkëta ku Excel-i mund të
përdoret përfshijnë:
• grafikët ose vizatimin e të dhënave për të
ndihmuar përdoruesit në identifikimin e trendeve të
dhënave.
• klasifikimi dhe filtrimi i të dhënave për të gjetur
informacione specifike.
3. •
Një gjë e mirë për MS Excel është se ai është aq i adaptueshëm dhe për shkak
se zakonisht vjen i instaluar në PC-në që keni blerë për biznesin tuaj, është më
e lirë se blerja e një software tjetër të kontabilitetit.
• Excel gjithashtu ka aftësi shumë të fuqishme, një
gamë të tërë të funksioneve financiare dhe
statistikore, ka aftësi që të hartojë të dhënat tuaja
dhe ti analizojë ata në të gjitha llojet e mënyrave.
Për këtë arsye, kontabilistët (në varësi të sektorit të
tyre dhe funksionit të punës) e përdorin shumë
gjerësisht excel-in.
4. • Në vazhdim, paraqitet se si Exel-i fare thjeshtë
ndihmon në nxjerren e mesatares së ponderuar
në gjimnaze në ditët e sotme, kur vleresimi i
nxënësve konvertohet në pikë.
5. • Le të marrim lëndën e matematikës. Kjo lëndë
ka 3 kredite. Duhet të dimë se mesatarja e
ponderuar llogaritet:
Mes = mesatarja e notave me gojë 0.4 + mesatarja e notave të testeve 0.5 + mesatarja e notave të projekteve 0.1
Nota jepet me rrumbullakimin e pikëve, p.sh:
Pikët llogariten : pikët = mes
9.6=10
kreditet e lëndës
6. • Ndërtojmë një tabelë në Exel dhe emërtojmë kolonat:
Nr. i nxënësve, emri&mbiemri, nota me
gojë, teste, projekte, nota, mesatarja, pikë.
• E ndërtojmë tabelën me aq nxënës sa ka klasa.
• Shkruajmë emrat dhe notat e nxënësve, të shpërndara
në kategoritë e sapopërmendura.
7. • Në qelizën ku duhet të shfaqet mesatarja nevojitet
formula për gjetjen e saj, prandaj shkruajmë
përkatësisht në qelizën P7 të shembullit:
=AVERAGE(D7:J7)*0.4+AVERAGE(K7:M7)*0.5+AVERAGE(N7:O7)*0.1
Shtypim Enter dhe del rezultati, pra mesatarja. Duhet që mesataja të paraqitet
sa më saktë që të jetë e mundur, prandaj në zonën Number të tabit Home
zgjedhim Number, e cila e paraqet rezultatin si numër dhjetor.
8. • Në qelizën Nota duhet të shfaqet nota e
rrumbullakosur, pra rrumbullakosja e mesatares.
Shkruajmë formulën përkatësisht në qelizën Q7
të shembullit:
=ROUND(P7,0)
• Pikët llogariten duke shumezuar mesataren me
numrin e krediteve, prandaj në qelizën R7 të
shembullit shkruajmë :
=P7*3
9. • Rezultatet paraqiten në qelizat përkatëse. Këtu kryen puna
për një nxënës. Për te vazhduar me nxënësin tjetër nuk ka
nevojë të shkruhen formulat përsëri, mjafton ti kopjojme nga
nxënësi i parë.
• Vendosim kursorin në fund të qelizës djathtas ku na u shfaq
mesatarja e nxënësit të parë. Kursori kthehet në një plus të
vogël. Duke mbajtur të shtypur butonin e majtë të mausit
zhvendosemi poshtë deri ne fund të listës së nxënësve dhe e
lëshojmë. Mesataret e të gjithë nxënësve shfaqen.
• Veprojmë njëlloj edhe për Notat & Pikët.
10. • Pas këtyre veprimeve të thjeshta, tabela jonë
plotësohet dhe puna jonë kryen me kaq.
11. • Ky ishte një shembull fare i thjeshtë që na tregon
se si Exel-i na ndihmon me llogaritjet tona.
Përvec lehtësimit të punës, që në rastin e
mësipërm do të kishte qenë shumë e lodhshme
nxjerrja në mënyrë mekanike e mesatares dhe
pikëve të të gjithë nxënësve të shkollës, jemi të
sigurtë që nuk ka gabime në llogaritje, ndryshe
nga llogaritja mekanike, ku mundësitë për bërjen
e gabimeve do të ekzistonin medoemos.