Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile.
Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse.
Mbeturinat, riciklimi i qelqit, riciklimi i plastikes, riciklimi i letres, kompostimi, mjedis i paster, fshati Rrahmanli, Kumanove, shkolla filore Kirili dhe Metodi, Erina Emini
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
Ìý
Njohja mbi llojet e ndotjes të mjedisit
Njohja e ligjeve të konferencave ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit.
Pasojat e ndotjes në biodiversitet
Masat mbrojtëse për mjedisin dhe ruajtjen e llojeve nga autoritetet vëndase dhe nga ministria e mjedisit .
Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina#MesueseAurela Elezaj
Ìý
Ndërtimi I tyre
Proteinat në trupin e njeriut
Vetitë e tyre
Pse janë të rëndësishme?
Proteinat & Shëndeti
Nevojat tona per proteina
Përmbajtja e proteinave në produkte
Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile.
Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse.
Mbeturinat, riciklimi i qelqit, riciklimi i plastikes, riciklimi i letres, kompostimi, mjedis i paster, fshati Rrahmanli, Kumanove, shkolla filore Kirili dhe Metodi, Erina Emini
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
Ìý
Njohja mbi llojet e ndotjes të mjedisit
Njohja e ligjeve të konferencave ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit.
Pasojat e ndotjes në biodiversitet
Masat mbrojtëse për mjedisin dhe ruajtjen e llojeve nga autoritetet vëndase dhe nga ministria e mjedisit .
Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina#MesueseAurela Elezaj
Ìý
Ndërtimi I tyre
Proteinat në trupin e njeriut
Vetitë e tyre
Pse janë të rëndësishme?
Proteinat & Shëndeti
Nevojat tona per proteina
Përmbajtja e proteinave në produkte
C’eshte mjedisi? Mjedisi është burimi kryesor i jetës në Tokë dhe për këtë arsye duhet ruajtur dhe përdorur me kujdes. Mjedisi sot përdoret në mënyrë të pabarabartë në vende të ndryshme të botës dhe kërcënohet nga faktorë të shumtë. Mbrojtja e tij është një domosdoshmëri jo vetëm për brezat e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm. Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose shume organizmave, kombinimin I kushteve atmosferike me jeten e gjallesave, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Mjedisi mund te perkufizohet edhe si teresia e elementeve biotike dhe abiotike ne Toke. Lidhja e njeriut me natyren Lidhjet e njeriut me natyren jane mijeravjecare, dhe se fundi roli i mjedisit ne jeten e individit eshte me teper i karakerit ekonomiko-social, se sa i karakterit fizik qe ka qene shekuj me pare. Mjedisi dhe burimet natyrore jane aspekte shume te rendesishme per paqen, pasi kur burimet natyrore behen te pamjaftueshme atehere ne luftojme per to.Dhe kjo lloj lufte per te kompensuar pamjaftueshmerine ekonomiko-sociale te mjedisit ka dy rruge: grabitjen me force te pasurive natyrore te te tjereve dhe shtimin ne menyre te natyrshme te tyre, ne ato raste kur eshte e mundur nje gje e tille. Shtimi i gjelberimit nepermjet mbjelljeve te reja dhe ruajtja e gjendjes natyrore te vendeve turistike jane nje aspekt i shtimit ne menyre te natyrshme te pasurive natyrore dhe permiresimit te klimes mjedisore ne pergjithesi. Por, edhe lufta per te grabitur pasurite e te tjereve mund te konsiderohet nje veprim jo dhe aq cnjerezor sa shkaterrimi dhe shperfillja brutale e avantazheve mjedisore qe te ka falur natyra. Por ne kohet e sotshme njerzit nuk dine ta mirembajne mjedisin.Njeriu duhet te jetoje ne mjedis te paster e jo te ndotur nga mbeturinat.Ne mjedis ajri eshte kryesor dhe nese ai eshte i ndotur nuk e kemi shendetin e mire.
2. Te informojme por mbi te gjitha te sensibilizojme
te tjeret mbi mjedisin dhe ndotjen qe po i
shkaktohet.
Konkretisht llojet e ndotjes dhe faktoret qe I
shkaktojne ato por mbi te gjitha si mund ta
kurojme ne mjedisin.
Ky eshte prioriteti yne,per ti
treguar te gjitheve se fuqine per
ndryshim e kane ne duart e tyre…
3. ~Ndotja është futja e
ndotësve në mjedis, që
shkakton dëmtim dhe
çrregullim të
sistemeve dhe
ekosistemeve të
mjedisit.
~Ndotja mund të jetë
natyrale, si në rastin e
vullkaneve, ose mund të
shkaktohet nga
aktivitetet njerëzore.
Format kryesore të ndotjes të shkaktuar
nga njeriu janë:
Ndotja e ajrit;
Ndotja e ujit;
Ndotja e tokës;
Ndotja nga zhurmat, dhe;
Ndotja radioaktive
4. Gjatë regjimit komunist në Shqipëri,
gjendja e mjedisit nuk ishte
prioritet kombëtar, pasi regjimi u
përpoq ta drejtonte Shqipërinë
drejt industrisë së rëndë, të
mbështetur kryesisht në teknologji
sovjetike dhe kineze.
Kjo lloj teknologjie nuk përmbushte
standardet e mbrotjes së mjedisit,
që rezultoi në ndotje të ajrit, uji,
tokës dhe shkatërrim të florës e
faunës në zonat përreth fabrikave.
Gjithashtu, kjo ndikoi drejpërdrejt
edhe në shëndetin e popullatave që
jetonin në këto zona, ku u shfaqën
sëmundje të frymëmarrjes dhe
difekte që në lindje.
5. Rënia e regjimit komunist solli
mbylljen e uzinave e fabrikave të vjetra, duke lënë pas ndërtesa të
braktisura e shumë tonë me lëndë helmuese nëpër magazinat e këtyre
objekteve.
Gjatë periudhës pas rëniës së komunizmit, u bëmë dëshmitarë të
rritjes së ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, këtë rradhë të shkaktuar më së
shumti nga makinat e vjetra (shtimi i makinave erdhi pas heqjes së
ndalimit të pronësisë së makinave). Gjithashtu konsumi u shtua
shumë, duke sjellë më shumë mbeturina, më shumë persona e
biznese të papërgjegjshëm që hodhën mbeturinat nëpër fusha, pyje,
lumenj, liqene e dete të Shqipërisë. Ndotja nga zhurmat u rrit në
mënyrë të konsiderueshme po ashtu.
6. Zbatimi i dobët i ligjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe mungesa e kontrollit,
solli ndotje të vazhdueshme të ujit, ajrit e tokës. Hedhja e mbeturinave në
mjedis mbetet si një nga problemet më serioze të dukshme edhe në ditët e
sotme. Parqet dhe pyjet janë të prekura rëndë nga kjo dukuri.
Nëpër fshatra ekziston një traditë që në të kaluarën, që mbeturinat të hidhen
në brigjet e lumenjve ose drejt e në lumë. Kjo ka sjellë ndotjen e lumenjve,
liqeneve dhe deteve. Kjo ndotje nuk është thjesht shqetësuese nga ana
estetike, por shkakton rritjen në nivele tepër të larta të baktereve e algave të
dëmshme. Dekompozimi i mbeturinave prodhon metan, gaz tepër i
dëmshëm për peshqit e gjallesat e tjera ujore, si një gaz 20 herë më i
dëmshëm për klimën sesa CO2.
7. Ndotja e ajrit Ndotja e
ajrit është ndryshimi që
pëson ajri nga përbërje të
tjera kimike, që zakonisht
sjell dëme në mjedis.
• Statistikat dhe rreziqet •
Organizata Botërore e
Shëndetësisë deklaron se 2,4 milion
persona vdesin çdo vit nga shkaqe të
lidhura në mënyrë direkte me
ndotjen e ajrit, 1,5 milion nga këto
vdekje i atribuohet ndotjes së ajrit
në vende të mbylluar, që zakonisht
njihen si vendet me ajër të pastër.
Gjatë një viti ka më tepër vdekje
nga ndotja e ajrit se sa nga
aksidentet automobilistike.
8. Oksidet e squfurit (SOx) - veçanërisht dioksidi i squfurit,
një përbërje kimike që prodhohet nga vullkanet, industri të
ndryshme dhe nga djegia e lëndëve djegëse si nafta dhe
qymyri. SO2 është gaz që merr pjesë në formimin e shiut
acid.
• Oksidet e azotit (NOx) - veçanërisht dioksidi i azotit,
prodhohet nga industria. NO2 është toksik dhe merr pjesë në
formimin e shiut acid.
• Monoksidi i karbonit (CO) - është një gaz pa ngjyrë, pa
erë, jo- irritues, por shumë helmues. Prodhohet nga djegia jo
e plotë e gazit natyror, drurit ose qymyrit.
• Dioksidi i karbonit (CO2) - shkaktari më i madh i efektit
serë, gjendet në atmosferë, nxirret nga djegia dhe është
jetësor për shumë organizma. • Metalet toksikë, si plumbi
(Pb), Bakri (Cu) dhe kadmiumi (Cd).
• Klorofluorokarbon-ët (CFC-të) - të dëmshme për shtresën
e ozonit, i prodhuar nga produkte që sot janë të ndaluara, si
aerosolët.
9. Ndotja e ujit mund të
përkufizohet si përzierje e një
ose më shumë substancave me
ujë të pastër deri në një masë
të tillë që të shkaktojnë
probleme për kafshët ose
njerëzit.
Ndotja e të gjitha resurseve të
mjedisit jetësorë ka ndikim negativ
për shëndetin e njeriut.Ndotja e ujit
dhe përdorimi i tij kane ndikim të
drejtëpërdrejtë në shëndetin e
njeriut dhe lë pasoja për kohë të
gjatë. Sot dihet se nga përdorimi i
ujit të ndotur shkaktohen më shum
se 200 sëmundje.
Ndotesit:•Rrjedhjet industriale •Mbeturinat e minierave dhe agrikulturave •Pesticidet,
plehrat, herbicidet agrikulturore •Ujerat e zeza •Detergjentet •Nafta
10. Toka është shtresa e sipërme e
sipërfaqes së planetit tonë dhe
baza mbi të cilën është zhvilluar
jeta në të.
Toka është një përbërës thelbësor
për të gjitha ekosistemet tokësore.
Toka është e palëvizshme dhe
vepron si një depozitë e stërmadhe
per çdo lloj ndotësi,i cili mund të
aktivizohet nga çasti në çast.
Ndotesit kryesore te tokave jane: •
Mbetjet industriale
Mbetjet urbane •
Kimikatet
Ndotja e tokës paraqet ndotjen e
sipërfaqes natyrore të Tokës nga
aktivitetet industriale, komerciale,
shtëpiake dhe bujqësore.
11. Prioritetet duhet të jenë në problemet më të mëdha e më
të ngutshme për tu zbatuar, që të sigurojnë një natyrë e
mjedis të pastër .
Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në
ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i
mbeturinave.
.· Ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit
nëpërmjet ruajtjes së florës dhe faunës, dhe të vlerave
të trashëgimisë natyrore
· Promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut
Mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme,
bashkë-prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të
ndryshme të energjisë.
· Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë,
të tilla si llambat e dritës.
· Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave.
12. Mbrojtja e mjedisit duhet të praktikohet , në nivel individual,
të organizatave dhe të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror
dhe të qenieve njerëzore.Mjedisi në të cilin jetojmë është
shumë i rëndësishëm për ne,ai është burim i jetës së njeriut .
Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e
rëndësishme e jetës në planetin tonë.Të gjitha proceset që
çojnë në një sistem ekologjik të suksesshëm janë të lidhura
me programin për përcaktimin e strategjisë dhe zhvillimin e
mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës e të mjedisit.