Njohja mbi llojet e ndotjes të mjedisit
Njohja e ligjeve të konferencave ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit.
Pasojat e ndotjes në biodiversitet
Masat mbrojtëse për mjedisin dhe ruajtjen e llojeve nga autoritetet vëndase dhe nga ministria e mjedisit .
Ngrohja globaleKristjana LlolliNgrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile.
Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse.
Tema:Mjedisialban1shabaniC’eshte mjedisi? Mjedisi është burimi kryesor i jetës në Tokë dhe për këtë arsye duhet ruajtur dhe përdorur me kujdes. Mjedisi sot përdoret në mënyrë të pabarabartë në vende të ndryshme të botës dhe kërcënohet nga faktorë të shumtë. Mbrojtja e tij është një domosdoshmëri jo vetëm për brezat e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm. Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose shume organizmave, kombinimin I kushteve atmosferike me jeten e gjallesave, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Mjedisi mund te perkufizohet edhe si teresia e elementeve biotike dhe abiotike ne Toke. Lidhja e njeriut me natyren Lidhjet e njeriut me natyren jane mijeravjecare, dhe se fundi roli i mjedisit ne jeten e individit eshte me teper i karakerit ekonomiko-social, se sa i karakterit fizik qe ka qene shekuj me pare. Mjedisi dhe burimet natyrore jane aspekte shume te rendesishme per paqen, pasi kur burimet natyrore behen te pamjaftueshme atehere ne luftojme per to.Dhe kjo lloj lufte per te kompensuar pamjaftueshmerine ekonomiko-sociale te mjedisit ka dy rruge: grabitjen me force te pasurive natyrore te te tjereve dhe shtimin ne menyre te natyrshme te tyre, ne ato raste kur eshte e mundur nje gje e tille. Shtimi i gjelberimit nepermjet mbjelljeve te reja dhe ruajtja e gjendjes natyrore te vendeve turistike jane nje aspekt i shtimit ne menyre te natyrshme te pasurive natyrore dhe permiresimit te klimes mjedisore ne pergjithesi. Por, edhe lufta per te grabitur pasurite e te tjereve mund te konsiderohet nje veprim jo dhe aq cnjerezor sa shkaterrimi dhe shperfillja brutale e avantazheve mjedisore qe te ka falur natyra. Por ne kohet e sotshme njerzit nuk dine ta mirembajne mjedisin.Njeriu duhet te jetoje ne mjedis te paster e jo te ndotur nga mbeturinat.Ne mjedis ajri eshte kryesor dhe nese ai eshte i ndotur nuk e kemi shendetin e mire.
Tema:Mjedisialban1shabaniC’eshte mjedisi? Mjedisi është burimi kryesor i jetës në Tokë dhe për këtë arsye duhet ruajtur dhe përdorur me kujdes. Mjedisi sot përdoret në mënyrë të pabarabartë në vende të ndryshme të botës dhe kërcënohet nga faktorë të shumtë. Mbrojtja e tij është një domosdoshmëri jo vetëm për brezat e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm. Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose shume organizmave, kombinimin I kushteve atmosferike me jeten e gjallesave, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Mjedisi mund te perkufizohet edhe si teresia e elementeve biotike dhe abiotike ne Toke. Lidhja e njeriut me natyren Lidhjet e njeriut me natyren jane mijeravjecare, dhe se fundi roli i mjedisit ne jeten e individit eshte me teper i karakerit ekonomiko-social, se sa i karakterit fizik qe ka qene shekuj me pare. Mjedisi dhe burimet natyrore jane aspekte shume te rendesishme per paqen, pasi kur burimet natyrore behen te pamjaftueshme atehere ne luftojme per to.Dhe kjo lloj lufte per te kompensuar pamjaftueshmerine ekonomiko-sociale te mjedisit ka dy rruge: grabitjen me force te pasurive natyrore te te tjereve dhe shtimin ne menyre te natyrshme te tyre, ne ato raste kur eshte e mundur nje gje e tille. Shtimi i gjelberimit nepermjet mbjelljeve te reja dhe ruajtja e gjendjes natyrore te vendeve turistike jane nje aspekt i shtimit ne menyre te natyrshme te pasurive natyrore dhe permiresimit te klimes mjedisore ne pergjithesi. Por, edhe lufta per te grabitur pasurite e te tjereve mund te konsiderohet nje veprim jo dhe aq cnjerezor sa shkaterrimi dhe shperfillja brutale e avantazheve mjedisore qe te ka falur natyra. Por ne kohet e sotshme njerzit nuk dine ta mirembajne mjedisin.Njeriu duhet te jetoje ne mjedis te paster e jo te ndotur nga mbeturinat.Ne mjedis ajri eshte kryesor dhe nese ai eshte i ndotur nuk e kemi shendetin e mire.
Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...#MesueseAurela Elezaj Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin dinamik.
#MesueseAurela
Mjedisi dhe njeriuKlarisa KlaraCILAT JANË PROBLEMET ?
Ajri, toka, ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujërat nëntokësore dhe gjithçka ku jeton dhe ndikon tek njeriu përbëjnë mjedisin rrethues.Sot zhvillimi i vrullshëm ekonomik i botës e civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë sjellë, kanë ndërhyrë edhe në dëmtimin, ku më shumë e ku më pak, të mjedisit tonë rrethues.Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botës së gjallë, është shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme, ndër to vendin kryesorë e zënë mbetjet kimike apo siç i njohim ndryshe, kimikatet dhe mbetjet radioaktive.Të gjitha këto dëmtojnë e shkatërrojnë pa dallim bimët, kafshët edhe vetë njeriun.Natyrë me anë të proceseve dekompozuese që shkaktoheshin ose përshpejtoheshin nga dukuri natyrore, si ato atmosferike, tokësore, diellore etj, bëjnë të mundur eliminimin e këtyre mbeturina ndotëse. Sot vihet re gjithmonë e më shumë përdorimi pa kufi i plehrave kimike nga bujku, i cili me teprime të tilla pretendon të rrisi pjellorinë e tokës. Por bima nuk thith të gjithën.Një pjese e mirë që mbetet e paasimiluar, me anë të ujit të reshjeve apo vaditjeve depërton në brendësi të tokës dhe ndot ujërat nëntokësore, ato të burimeve, liqeneve, lumenjve.Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë shëndetin e vetë fajtorit i cili është njeriu.
SI TË VEPROJMË PËR TA NDALUAR ? Shumë njerëz ankohen për të ndaluar këtë “rrëmujë“ që është bërë në rruzullin tokësor ,por nuk iu intereson . Një gjë është shumë e qartë. Natyra ndotet shumë lehtë, por pastrohet me shumë vështirësi.Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen, duhet të apelojnë për të mbajtur pastër ambientin e tyre. Detyra parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve.Kujdesi ndaj mjedisit është obligim njerëzor për të evituar katastrofat ekologjike. Jo vetëm nëShqipëri , por dhe në vende të tjera të botës duhen të vendosen sa më shumë tabela ku të tregojnë : “ Një veprim i gabuar , një rrezik i madh për jetën “. Por shumë t domosdoshme janë edhe koshat ku njerëzit të hedhin mbeturinat sepse ndryshe ato hidhen vënd e pa vënd . Pra , njeriu duhet të jetojë në harmoni me natyrën, duhet të kujdeset për atë, dhe të shfrytëzojë me efikasitet të mirat e saj, përndryshe natyra e ndëshkon atë dhe brezat që do të vijnë.
Healthy eating Darla EvangjeliThis document discusses healthy eating and nutrition. It recommends eating fruits and vegetables, which are low in calories and high in nutrients. It also recommends choosing healthy sources of protein, calcium, and fiber. The document provides tips for reducing sugar and salt intake, such as drinking water instead of sugary drinks, limiting highly processed foods, and gradually reducing salt in one's diet. Healthy eating is described as more about overall well-being rather than strict rules.
How to save energy at homeDarla EvangjeliThe document discusses ways for individuals to help reduce pollution and save energy at home. It provides 6 key ways: 1) practicing recycling by reusing materials like plastic bags, batteries, paper, etc., 2) using renewable energy sources which can reduce a household's pollution equivalent to planting 400 trees, 3) using compact fluorescent light bulbs which last longer and save energy, 4) turning off devices when not in use to conserve energy, 5) donating unused items that are still usable to others who need them or associations to protect the environment and support good causes, and 6) paying attention to water usage like turning it off while brushing teeth to contribute to environmental protection.
my dream job Darla EvangjeliThe document discusses the author's dream job of becoming a doctor. It outlines the steps needed to achieve this goal, including earning good grades in high school, attending college to obtain a bachelor's degree, and completing medical school. It notes advantages such as a good salary, job stability, and respect from the community. However, it also acknowledges disadvantages like irregular hours, emotional stress from not being able to save every patient, and the high responsibility that comes with working in a field where mistakes can cost lives.
Letter of recommendation Darla EvangjeliMimoza Nogu is being recommended for the Teacher of the Year award by a former student. The student took Ms. Nogu's English class for three years in high school and found her to be an intelligent, kind-hearted teacher with a strong love of teaching. Ms. Nogu performed her teaching duties responsibly and had an excellent rapport with students. She strives to continually improve her teaching and makes every student feel welcome in her class through her creativity and positivity. Ms. Nogu also turns mistakes into learning opportunities to create an inviting classroom environment where students are encouraged to participate and better themselves.
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
1. Tema : Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në
biodiversitet
Nëntemat :
Njohja mbi llojet e ndotjes të mjedisit
Njohja e ligjeve të konferencave ndërkombëtare
për mbrojtjen e mjedisit.
Pasojat e ndotjes në biodiversitet
Masat mbrojtëse për mjedisin dhe ruajtjen e
llojeve nga autoritetet vëndase dhe nga ministria e
mjedisit .
2. Objektivat :
Të evidentojë zonat më të ndotura dhe zonat e
mbrojtura në Shqipëri.
Të argumentojë me fakte rrugët e mundshme për
zvogëlimin e ndotjes .
3. Të mbajë qëndrim mbi domosdoshmërinë e ruajtjes
së llojeve dhe mjedisit për të patur një botë të
qëndrueshme në zhvillim.
Mjedisi
Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose
grup organizmash, veçanërisht ndërthurja e kushteve të jashtme fizikore,
natyrore që veprojnë dhe ndikojnë në rritjen, zhvillimin, dhe mbijetesën e
organizmave. Në lidhje me njeriun dallojmë këto mjedise:
mjedisi shoqëror,
mjedisi kulturor dhe
mjedisi natyror.
4. Ekosistemi
Eshtë bashkësi aktive e biosferës, që përbehet nga organizmat e gjalla, vendosur në
një hapësire te përcaktuar mire. Në këtë hapësire organizmat e gjalla janë te lidhura
ngushte midis tyre dhe me mjedisin fizik, në bashkëveprim te shumëllojshëm për
shkëmbimin e energjisë e te lendes.
Në përbërjen e ekosistemit gjallesat si bashkësi quhen biocenoze, ndërsa lënda
organike quhet biotop. Midis dy ekosistemeve shtrihet një zone e cila
karakterizohet nga tipare te përbashkëta te te dy ekosistemeve.
Biosfera përbehet nga miliona ekosisteme.
Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e llojeve
dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe
biodiversiteti paraqet llojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele
të ndryshme të llojshmërisë duke filluar nga ADNja, llojet, popullacionet dhe
ekosistemi. Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë identifikuar
1.75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe
miliona lloje të paidentifikuara, shumica e të cilave gjenden në vendet tropikale
Mjedisi
Biodiversiteti
Ekosistemet
Ndotja
Paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo
shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë
rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo
organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur
qëndrueshmërinë e jetës.
Llojet e ndotjeve
5. I.
NDOTJA E UJERAVE :
Uji eshte nje nga elementet kryesore per jeten e njeriut pasi nepermjet tij ne
gatuajme,pastrojme etj.Industria,bujqesia jane konsumatore te medhenj te ujit.Burimet
ujore,po preken si nga faktore shoqerore ahtu edhe nga faktore natyrore.Nder faktoret
natyrore jane:kalimi I ujit ne siperfaqe ose ne thellesi duke u pezrier me ujrat e ndotura
etj.Nder faktoret shoqerore mund te permendim ndotja qe vjen nga perdorimi I
kimikateve,derdhja e mbeturinave,derdhja e naftes etj.Ndotja e ujit sjell pasoja te renda
per jeten si:zhdukja e gjallesave te ndryshme te ujit,mosperdorimi per nevojat jetike te
ujit,perhapjen e semundjeve infective etj.
II.
NDOTJA E TOKES :
Toka ku ne jetojme dhe zhvillojme veprimtarite tona eshte mjaft e rendesishme.Pa te
nuk mund te kete jete ashtu si dhe uji.Toka eshte e rrezikuar nga ndotja.Te njejtet
faktore qe ndotin ujin e ajrin e ndotin edhe token.Nga ana tjeter toka eshte e rrezikuar
edhe nga humbja e shtreses se siperme qe perdoret prej njeriut per zhvillimin e
bujqesise,blegtorise.Humbja e saj vjen nga fenomeni I shpyllezimit,erozionit,ndryshimit
te temperaturave etj.
III.
NDOTJA E AJRIT :
Zhvillimi I industrise dhe perdorimi I makinave ben qe ajri qe ne thithim te jete mjaft I
ndotur sidomos ne zonat urbane ku eshe e perqendruar edhe popullsia me e madhe.Ajri
qe ne thithim eshte I mbushur me elemente te rrezikshme per jeten si CO2,Pb etj.Kjo ka
bere qe te shfaqen nje numer I madh semundjesh me rrezik te larte per jeten si p.sh.
llojet te ndryshme te kancerit.Ndotja e ajrit eshte e ndryshme ne ambiente te
ndryshme.Ka disa mjedise pune si ne shkrirjen e metaleve,ne dege te indudtrise ku
perdoren kimikate etj, ku shkalla e ndotjes se ajrit eshte shume e larte dhe rrezikon
shendetin e punetoreeve dhe te banoreve perreth.Burimet kryesore qe kane ndikuar ne
rritjen e ndotjes se ajrit jane:djegia e mjeteve te transporteve dhe djegia pa rregulla e
mbeturinave
Burimet e ndotjes
Ndotja vjen nga:
8. Ndotja ne Shqiperi
Prej disa vitesh, Shqipëria është përfshirë në zhvillime të vrrullshme urbane, gjë që
është shoqëruar me një faturë jo të vogël në planin mjedisor. Rritja e konsumit,
transportit, mbeturinat urbane apo inerte, derdhja e ujërave të zeza në dete e lumenj,
prerja pakriter e pyjeve, gërryerja e shtretërve të lumenjve, djegia e gomave, gërryerja e
maleve, ndërtimet e pakontrolluara, etj, janë vetëm disa prej ndikimeve të ndodhura mbi
mjedis. Shpesh njeriu nuk e kupton se ajo cfarë e rrethon, edhe nëse nuk mund ta
shikoj (ajri), ndikon drejpërsëdrejti në cilësinë e jetës. Për rrjedhojë, ai tenton të bëhet
indiferent ndaj cështjeve të mjedisit, deri në momentin që natyra reagon ashpër
(përmbytje, psh).
Në fakt, ndikimi negativ mbi mjedis, është një faturë që të gjitha shtetet po e paguajnë
për zhvillimin. Për këtë arsye, shpesh, indikatorët e energjisë, trasportit dhe mjedisit
trajtohen së bashku, pasi është pothuajse e pamundur që të mos ndikojnë te njëri-tjetri.
Megjithatë, shtetet e zhvilluara kanë marrë angazhime serioze dhe po mundohen të
japin shembullin e mirë se jo gjithmonë zhvillimi në përgjithësi dhe ai i industrisë në
vecanti ecën paralel me ndotjen e mjedisit. Nënshkrimi i Protokolleve, të tilla si ai i
Kyoto-s për uljen e emëtimit të gazrave, tregojnë se shtetet e kanë rritur ndjeshëm
vëmendjen e tyre ndaj mjedisit, pasi kjo lidhet drejtpërsëdrejti me cilësinë e jetës së
qytetarëve të tyre. Akoma më i rëndësishëm është Protokolli i Gothenburg-ut, i cili
përcakton tavanet për emëtimin e katër ndotësve më të rrezikshëm të ajrit, që krijojnë
shirat acide.
Ndotja në disa zona bregadetare është 6-15 herë mbi parametrat e lejuar, mbeturinat
urbane janë në rritje të vazhdueshme, ndërkohë që një pjesë fare e vogël e tyre
riciklohet. Përgjithësisht, ato digjen. Probleme pa fund shfaqen në trajtimin e mbeturina
spitalore, kimikateve të derdhura nëpër lumenj, në ajrin që thithin kryeqytetasit, pluhurat
për shkak të ndërtimeve apo ndotjes akustike në qendrat e banuara. Probleme mbart
edhe administrimi i burimeve ujore dhe zonave të peshkimit. E megjithatë, Raporti për
Gjendjen e Mjedisit 2009, i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimi të Ujërave e
përcaktonte vendin tonë si “një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm” .
Ndoshta Shqipëria nuk është ndër vendet më të ndotura në botë, por duhen marrë
urgjentisht masa për ndërprerjen e masakrës mjedisore dhe paralel me të hapa konkret
për përmirësimin e situates. Shqiperia ka :
» Nënshkruar 7 Konventa Ndërkombëtare për cështje të ndryshme mjedisore;
» Hartuar 7 Strategji Zhvillimi për disa aspekte mjedisore;
» Ka mbi 23 ligje për mbrotje të mjedisit, biodiversitetit, florës e faunës, etj;
» Ka mbi 20 ligje për ratifikime e aderime nëpër Protokolle Ndërkombëtare,
Marrëveshje, Amendamente, etj;
» Mbi 20 rishikime e shtesa të legjislacionit të mëparshëm;
» Mbi 80 VKM që lidhen drejtpërsëdrejti me mjedisin;
» 20 udhëzime dhe mbi 5 rregullore, etj.
I domosdoshëm është zbatimi i ligjeve dhe zotimeve të nënshkruara, dhe akoma më tej,
vullneti për të cuar deri në fund nismat që ndërmerren për mbrotjen e mjedisit
9. RREGULLORE PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
1.Dispozitat e Përgjithshme
Neni -1
Me këte rregullore krijohet baza juridike për mbrojtjen e Mjedisit në nivel lokal për
qytetarët e komunës, në mënyrë që të jet i përballueshëm dhe në përputhëshmëri me
zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Komunës.
Neni- 2
Kjo rregullore përcakton të drejtat dhe detyrimet e personave fizik dhe juridik për
sigurimin e kushteve dhe masave për mbrojtjen dhe përparimin e Mjedisit duke
përfshire detyrimin dhe përdorimin me përgjegjësi të resurseve natyrore, me qellim të
realizimit të së drejtës së qytetarëve për Mjedisë të shëndetëshëm dhe zhvillim të
qendrueshëm ekonomik.
Neni -3
Organet komunale marrin pjesë në aktivitetet e mbrojtjes së mjedisit në bazë të
autorizimeve dhe detyrave të dala nga dispozitat ligjore dhe dispozitat e kësaj
Rregulloreje.
Neni- 4
Komuna është përgjegjëse për këto çështje mjedisore :
4.1-Krijimin e standaredeve në bazë të Ligjit për Mbrojtje e Mjedisit ,të akteve tjera
nënligjore të nxjerra në bazë të Ligjit dhe të kësaj rregulloreje për operatorët lokale,në
fushën e mbrojtjes së mjedisit.
4.2-Mbikqyrë aktivitetet,përputhëshmerin e aktiviteteve me standardet dhe normat
ligjore të operatorëve të cilët veprojn në teritorin e komunës
4.3-Aprovimin e planeve dhe programeve në fushën e mbrojtje së mjedisit për territorin
e Komunës;
4.4-Krijimin e masave të arsyeshme për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë që të jenë në
përputhje me zhvillimin e qëndrueshem ekonomik,në pajtim me Ligj,aktet tjera të nxjerra
në pajtim me Ligjin dhe më këtë Rregullore.
4.5-Krijimin e masave që kanë për qëllim kontrollin e nivelit të zhurmës në territorin e
Komunës;
4.6-Mbaj shënime të cilat përfshijnë të dhënat për të gjitha aktivitetet , aplikimet për
Leje mjedisore komunale, licenca dhe autorizime tjera mjedisore
4.7-Sigurojnë qasje të pa pengueshme në informata mjedisore dhe të mundësojnë
pjesëmarrjen e publikut
10. 4.8-çështjet tjera mjedisore që dalin nga Ligji dhe dispozitat tjera plotësuese të nxjerra
në pajtim me ligjin.
Neni- 5
Objektivat kryesore në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Komunë
janë:
5.1-zvogëlimi gradual i ndotjes,degradimit dhe dëmit mjedisor si dhe zvoglimin ose
ndalimin e atyre aktiviteteve ekonomike dhe aktiviteteve tjera që paraqesinë rrezik për
shëndetin e njeriut dhe mjedisit;
5.2-mbrojtja e balancit të përgjithshëm ekologjik në territorrin e Komunës;
5.3-shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe tokës bujqësore;
5.4-mbrojtja e monumenteve të rralla natyrore,dhe
5.5-Ruajtja dhe rehabilitimi i vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit natyror.
Neni- 6
6.1. Instrumentet për mbrojtjen e mjedisit.
1. Mbrojtja e mjedisit rregullohet me:
1.1. infrastrukturë ligjore;
1.2. dokumentet për mbrojtjen e mjedisit;
1.3. instrumentet ekonomike;
1.4. dokumentet për vlerësimin e ndikimit në mjedis;
1.5. instrumentet për monitorimin e mjedisit;
1.6. menaxhimin e mbrojtjes së mjedisit nga personat juridik ose fizik
6.2.Individëve,ndërmarrjeve dhe organeve dhe organizatave tjera iu ndalohen aktivitetet
që pa arsyeshmëri rrezikojnë peizazhet natyrore dhe monumentet me vlera të rrala
natyrore nën mbrojtje në territorin e Komunës.
6.3.Organet dhe organizatat tjera në nivel komunal janë të obliguara që të
bashkëpunojnë dhe ti koordinojnë aktivitetet në zhvillimin dhe përvetësimin e çdo
mase,standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit.
11. Zonat më të ndotura
Mbetjet e rrezikshme
1. Alba Film ish-Kinostudio ( Tiranë)
dhe 15.700 kg mbetje të tjera
50 gr kripëra cianuri
2. Ndërrmarja Dajti ( Tiranë)
cianurit
3. Fabrika e baterive (Berat)
Pb,Cd, Ni
759 kg përzierje të
Metale të rënda,
4.Miniera e ( Përrenjasit )
Metale të rënda
5.Miniera e Bitinckës( Korçë)
Metale të rënda
6.Dampa e Shllameve të Fe-Ni
Metale të rënda
7.Uzina e Shkrirjes së Ferrokromit( Elbasan )
8.Dampa e pesticideve (Rrëshen)
400,000m kub mbetje industriale
Metale të rënda, pestice
9.Uzina e tekstileve Berat
80 kg amoniak
RRJETI I ZONAVE TË MBROJTURA NË SHQIPËRI
Tropojë
Tropojë
Lumi i Gashit
Lugina e Valbonës
Gjirokastër
Shkoder
Kardhiq
Thethi
Dibër
Lura
Vlorë
Llogara
Korçë
Sarandë
Bredhi i Drenovës
Butrinti
Tirane
Mali I Dajtit
Delvinë
Syri i Kaltër
126 ton kimikate
12. Mirditë
Shkodër
Bjeshka e Oroshit
Lumi Buna-Velipojë etj…
Pasojat e ndotjes
Pasojat e ndotjes së ujit
Mbi dy të tretat e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji, ndërsa më pak se
një e treta është marrë nga Toka. Si popullsia e Tokës vazhdon të rritet, vazhdon
të rritet edhe presioni mbi burimet ujore të planetit. Në një kuptim, lumenjtë dhe
ujërat tonë janë duke u ndotur nga aktivitetet e njeriut, kështu që cilësia e tyre
është duke u zvogëluar.
Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë
pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si
pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë
(WHO) nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz. Nga uji i
papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja
e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore.
Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është vështirë të
mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër.
Si ta ruajmë pastërtinë e ujërave ?
1. të përdoren detergjente pa fosfate ,
2. të përdoret letër tualeti të pazbardhur ,
3. mos të derdhen yndyrëra ose vajra në lavaman apo në guacë ,
4. mos të hedhen mbeturinat e ushqimit në lavaman por të hedhen në
shporta për mbeturina ,
5. mos të derdhen ngjyrat në kanalizim
6. mos të përdoret guaca si shportë e mbeturinave
7. gjethet dhe mbeturinat bimore mos të hedhen në kanalizim
13. Pasojat e ndotjes se Tokes
Ndryshimet në përdorimin e tokës.
Toka është produkt natyror. Natyrës i është dashur një kohë e gjatë për të krijuar
shtresën e dheut me potencialin prodhues të saj dhe nuk ka asgjë të përbashkët me
ndërtesat që janë produkt shoqëror. Natyrisht edhe toka ka një pjesë si produkt
shoqëror, pjesë vlerore që është pozitive kur në të pasqyrohen kontributi individual
e shoqëror që sjell rritjen e pjellorisë së saj. Vlera mund të jetë negative kur
veprimet e papërgjegjëshme i kthejnë ekosistemet e dobishme ekologjikisht dhe
ekonomikisht në agrocenoza me vlera të përkohëshme. Shëmbuj të tillë ka mjaft si
prishja e kullotave subalpine për tu kthyer në tokë arë për kultivimin e patates,
kthimi i tokave të mbjella me shkurre në livadhe e kullota, kthimi i
lagunavebregdetare në tokë arë etj. Çdo ndryshim në përdorimin e tokës ka të
ngjarë të ndryshojë ekosistemin që do të ishte i pranishëm në mënyrë natyrore
brenda një zone. Dy shëmbuj specifikë të ndryshimit dhe shkatërimit të
ekosistemeve natyrore nëpërmjet veprimtarisë së njerëzve janë shpyllëzimi dhe
shkretëzimi.
Shpyllezimi
Për mijra vjet njerëzimi ka pushtuar pyjet, prerë pemët dhe shndërruar zonën në
tokë bujqësore që është përdorur për rritjen e drithërave dhe kullotjen e kafshëve.
Shpesh herë, mbetjet e pyllit janë djegur si proces i pastrimit të tij.
Pyjet nuk dëmtohen vetëm nga zjarri dhe ndotjet por edhe nga streset klimatike.
Streset klimatike si ndryshimet e shpejta të temperaturës janë tepër të rëndësishme
sepse shkaktohen nga aktivitetet njerëzore dhe në veçanti nga efekti serë. Shkalla e
shpyllëzimit po përshpëjtohet, zevëndësimi i i pyjeve natyrore mund të jetë I
pamundur dhe disa nga ndryshimet mund të kenë efektet afatgjate në klimën
botërore.
14. Shkretëzimi
Shkretëtirat natyrore ndodhen si në rajonet me klimë të nxehtë edhe në rajonet me
klimë të ftohtë. Ato karakterizohen nga sasi e ulët e rreshjeve dhe ndërprerjen e
tyre të here pas herëshme , zakonisht më pak se 250 mm në vit.Ndonjëherë
thatësira totale vazhdon nga një vit në tjetrin. Për shkak të sasisë së pakët të ujit
zonat e shkretëzuara kanë një mbulesë të kufizuar bimore.
Shkretëzimi përkufizohet si degradim i tokës në zona të thata, gjysëm të thata dhe
sub të lagështa të thata që zhvillohen kryesisht nga ndikimi I pafavorshëm i njeriut.
Ky përkufizim vlerëson veprimtarinë njerëzore si shkakun kryesor të shkretëzimit
në ditët tona, gjithashtu lidh progresin e këtij procesi me rritjen e popullsisë dhe
trysninë e vazhdueshme në burimet natyrore të zonës. Preokupimi njerëzor lind
nga humbja e prodhueshmërisë së tokës që mund të përdorej për bujqësi duke çuar
në varfëri ose dhe uri ndërmjet njerëzve që e kanë banuar tradicionalisht këtë zonë.
15. Kujdesi për Token
Duke pasur parasysh rëndësinë e tokes për mbajtjen, vazhdimin dhe zhvillimin e jetës në të, ne
duhet edhe të kujdesemi për te dhe të veprojmë në mënyrë sa më të drejt. Mos të hedhim
mbeturina në vende publike dhe të pastërta, të bëjmë gjithçka që të zvogëlojmë emisionin e
gazrave helmuese, të mos ndërtojmë objekte mbi toka pjellore, të përdorim me kujdes pesticidet
dhe mos ta teprojmë me to, të punojmë në fushën e gjelbërimit dhe pyllëzimit posaçërisht në
vende ku ka filluar të paraqitet dukuria e erozionit apo zhveshjes së korës së tokës. Me këto
veprime ne do të përfitojmë shumë të mira sepse për çdo kujdes për natyrën ajo din të na
shpërblejë shumëfish. Gjelbërimi dhe pyllëzimi i hapësirave tokësore përpos bukurisë së vet
kanë edhe anën positive sepse rrisin sasinë e oksigjenit në ajër, thithin dyoksidin e karbonit, gaz i
cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin tonë, ndalin dhe pastrojnë nga ajri grimcat e pluhurit,
krijojmë vende për relaksim dhe atraksion, si dhe shumë të mira të tjera për njeriun dhe për një
jetë më të shëndoshe
Pasojat e ndotjes se ajrit
Në çfarë mënyre mund ta pakësojmë ndotjen e ajrit?
Ndotja e ajrit nga industria mund të pakësohet me përdorimin e
teknologjisë sa më moderne, përdorimin apo vendosjen e filtrave në tymtarët e
16. fabrikave, me ndërtimin e tymëtarve sa më të lartë, me përdorimin dhe
prodhimin sa më të madh të energjisë alternative e cila mënyrë e prodhimit e
ndotë fare pak ose nuk e ndotë mjedisin.
Ndotja e ajrit nga automjetet mund të pakësohet me përdorimi më
ekonomik të automjeteve.
Për relacione më të shkurta duhet ti përdorim biçikletat, roshullat por
mundemi edhe të ecim këmbë, ndërsa për relacione më të gjata duhet ti
përdorim mjetet e transportit publik. Poashtu do të duhej që automjetet ti
servisojmë rregullisht sepse automobili në gjendje të rregullt e ndotë më pak
mjedisin, ose të instalojmë në automjete sistemin e djegies me gaz i cili ndotë
mjedisin më pak dhe është më ekonomik.
Përdorimin e automjeteve duhet ta zvogëlojmë në minimum derisa nuk
të prodhohen automjete më të përsosura të cilat do ti përdornin lëndët djegëse
të cilat ndotin më pak mjedisin.
Parimet me të rëndësishme për mbrojtjës së
mjedisit:
Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër,
reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i mbeturinave;
Ruajtja e vlerave biologjike
-ekologjike të mjedisit nëpërmjet
ruajtjes
së florës dhe faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore;
Mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë
prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të
energjisë;
Promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut
Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si
llambat e dritës;
17. Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave
KALENDARI MJEDISOR
02. Shkurt Dita Ndërkombëtare e Ligatinave
05. Mars Dita Botërore e Efiqiencës se Energjisë
15. Mars Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit
22. Mars Dita Botërore e Mbrojtjes së Ujit
23. Mars Dita Botërore e Meteorologjisë
24. Mars Dita Europijane e Parqeve
05. Prill Dita e Zogjve
07. Prill Dita Botërore e Shëndetit
22. Prill Dita Ndërkombëtare e Tokës
24. Prill Dita Botërore e Mbrojtjes së Kafshëve Laboratorike
15 .Maj Dita Ndërkombëtare e Ndryshimeve Klimatike
22. Maj Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit
18. 31. Maj Dita botërore kundër Duhanit
05. Qershor Dita Botërore e Mjedisit
08. Qershor Dita Botërore e Oqeaneve
17. Qershor Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëtirëzimit
21. Qershor Dita e Liqenit të Ohrit
11. Korrik Dita Botërore e Popullsisë
18 .Gusht Dita Ndërkombëtare e Gjeologjisë
26. Gusht Dita Botërore e Maleve të Pastra
16. Shtator Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Ozonit
21. Shtator Dita Botërore e Paqes
22. Shtator Dita Evropiane e Qyteteve pa Makina
27. Shtator Dita Botërore e turizmit
04. Tetor Dita Botërore e Mbrojtjes së Kafshëve
06. Tetor Dita Botërore e Habitateve
08. Tetor Dita Ndërkombëtare për Pakësimin e Shkatërrimeve
15. Tetor Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë
16. Tetor Dita Ndërkombëtare e Ushqimit
17. Tetor Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë
31. Tetor Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi
08. Nëntor Dita Ndërkombëtare e Zonave Urbane
11. Dhjetor Dita Ndërkombëtare e Maleve
19. Mendimi Personal
Mjedisi ne nje fare menyre perfaqeson vete njeriun. Ai pasqyron jeten e njeriut si nje
liber i hapur. Qe ne momentin qe lind e deri kur vdes njerezit jane kontakt te
panderprere me mjedisin. Ne nga ai marrim te gjitha elementet e nevojshme per jeten.
Me pak fjale ne ekzistojme sepse mjedisi ekziston. Natyra na ka falur nje te mire te
jashtezakonshme. Si cdo gje tjetre te mire ne ia kuptojme rendesine vetem ne castin kur
e humbasin. E njejta gje po ndodh edhe me mjedisin. Pak e nga pak mjedisi po
shkaterrohet dhe nuk po i ploteson te tera nevojat tona. Ne te ardhmen nuk do te mund
te plotesoje pothuajse asnje nga keto nevoja. Jemi pikerisht ne qe e kemi cuar ne kete
stad, edhe pse deri pak pak kohesh nuk e kuptonim. Pothuajse çdo ditë ne dëgjojmë
per ndonje problem tjetër që ndikon në mjedis -Ndotja, shiu acid, ndryshimi i klimës,
shkatërrimin e pyjeve dhe habitateve të tjera, rënien dhe zhdukjen e mijëra llojeve të
kafshëve dhe bimëve . . . . dhe kështu me radhë.Të gjitha tingëllojne kaq te trishtuara
por ne sigurisht nuk duhet ta humbasim shpresën! Çdo njëri prej nesh, pavarësisht nga
mosha mund të bëje diçka për të ndihmuar të ngadalësojë disa prej dëmeve.Ne nuk
mund ta leme zgjidhjen e problemeve krejtësisht te ekspertëteve. Ne të gjithë kemi një
përgjegjësi për mjedisin tonë. Ne duhet të mësojmë të jetojmë në një mënyrë të
qëndrueshme domethene të përdorim burimet tona natyrore që përfshijnë ajrin, ujërat e
ëmbla, pyjet, kafshët e egra,tokën bujqësore dhe detet pa i dëmtuar ato.Ne krijojme
shume mbeturina. Do te kishte me shume kuptim te gjenim menyra per t’i ricikluar dhe
riperdorur ne vend qe t’i hedhim ato . Ka shume gjera si keto qe ne mund te bejme,
mjafton vetem te duam t’i bejme!!!