ݺߣ

ݺߣShare a Scribd company logo
Në Shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të
punësuar, qeveria vazhdon demagogjinë
“mbrojtëse” të tyre
Dje, ligjvënësit shqiptarë vijuan në parlament, folën për të drejtat e fëmijëve. Por deri sot nuk kanë vepruar
konkretisht për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Shfrytëzimi i fëmijëve për punë në vendin tonë mbetet ende në
nivele të larta shqetësuese. Ndonëse nuk ka studime të mirëfillta që të evidentojnë treguesit realë, statistikat e
nxjerra nga OJF-të, deklarojnë se ky fenomen vazhdon të jetë ende shqetësues. Sipas “Aleancës për mbrojtjen
e fëmijëve”, aktualisht janë mbi 50 mijë fëmijë të punësuar, të cilët kanë braktisur shkollën. Ndërkohë, që
nxjerrja e dokumenteve të shumta nga organet qeveritare në mbrojtjeje të tyre, ende nuk ka dhënë efektet e
duhura, pasi rezultatet tregojnë ende për një situatë të vështirë jetese ndaj kësaj kategorie. Gjatë këtyre 20
viteve liri të tregut të punës, janë bërë qindra seminare e konferenca zyrtare prej qeverisë dhe shoqërisë civile,
janë shpallur projekte e janë hartuar plane pune për të drejtat e fëmijëve, por vetëm fëmijët nuk janë mbrojtur.
Shqipëria është vend me tregues shqetësues në punësimin e fëmijëve, fenomen ky që nuk po ndalet, madje po
zgjerohet. Nga të dhënat, rezulton se forma më e ndeshur e punës së fëmijëve në Shqipëri është shitja
ambulatore, lypja, transporti, puna në ndërtim, në rrobaqepësi, bujqësi etj është shumë e përhapur.
Mbi 50 mijë fëmijë, janë të punësuar
Faktorët që shkaktojnë punën e fëmijëve janë të ndërlidhur ngushtë. Janë pesë faktorë kyç. Tre faktorë si
varfëria, arsimi dhe normat sociale, mund të konsiderohen faktorë furnizues. Ata nxisin prindërit të përdorin
punën e fëmijëve të tyre në biznesin, në fermat e tyre, ose në tregun e punës. Faktorët tjerë lidhen me kërkesën
për punën e fëmijëve, kërkesën nga fermat ose bizneset e prindërve dhe kërkesën nga bizneset tjera.
Kombinimi i faktorëve të furnizimit dhe kërkesës kontribuojnë në ekzistencën e punës së fëmijëve. Adresimi i
të gjithë këtyre faktorëve, jo vetëm njërit prej tyre, është kritik për reduktimin e punës së fëmijëve. Një
përcaktues i fuqishëm i punës së fëmijëve është varfëria. Prindërit dërgojnë fëmijët e tyre që të punojnë ose
kërkojnë nga ta që të punojnë në biznesin e familjes ose në fermën e familjes sepse familja ka të ardhura të
ulëta dhe i duhen para shtesë (ose fuqi punëtore) që ofrojnë fëmijët. Ndonëse të pjesshme, statistikat në vendin
tonë tregojnë se mbi 50 mijë fëmijë janë të punësuar. Përfshirja e tyre në punë vjen si pasojë e gjendjes së
vështirë ekonomike që kanë familjet, duke lënë dhe shkollën. Gjithashtu, një pjesë e mirë e tyre që shesin në
rrugë janë fëmijë, të cilët vijnë nga familje që kanë migruar nga zonat rurale në ato urbane. Sipas studimit të
CRCA-as, përqindja e fëmijëve në Shqipëri është shumë herë më e lartë, sesa tregojnë shifrat në të vërtetë.
Kështu, më se 17% e fëmijëve që ndjekin arsimin e detyrueshëm, deklarojnë se punojnë për të siguruar
mbijetesën e tyre. Ndërkohë, që më se 50 mijë fëmijë në gjithë vendin janë të përfshirë në proceset e punës për
të siguruar të ardhura për veten dhe familjet.
Format dhe fshehja e punësimit të të miturve
Shkaqet kryesore të shfrytëzimit të fëmijëve për punë, janë të lidhura ngushtë me faktorët ekonomikë. Më
problematike kjo gjendje mund të jetë në zonat rurale ku shfrytëzimi i fëmijëve në punë bujqësore është kthyer
në një traditë, për faktin se ata në masë lënë bankat e shkollës për t’iu futur punës që në moshë të vogël, në
mënyrë që t’i japin një dorë familjes për të mbijetuar ndaj kushteve të vështira të jetesës. “Varfëria ekstreme
është një nga arsyet kryesore të punës së fëmijëve. Kjo varfëri lidhet me vendin ku jeton fëmija, por dhe me
familjen e tij. Rrethanat mund të kërkojnë që fëmijët të kontribuojnë në ekonominë e familjes, kur ajo përballet
me sigurimin e mbijetesës dhe mundësi të kufizuara punësim të të rriturve “, citohet në studim. Format e
punësimit të miturave janë nga më të ndryshmet, që nga ato të lehtat deri te format e rënduara të shfrytëzimit.
Kështu, nga studimi ka rezultuar se dy janë kategoritë më të shpeshta të shfrytëzimit të tyre. “Fëmijët që
punojnë në sektorin formal të ekonomisë, si në rrobaqepësi, fabrikat e prodhimit të këpucëve, në ndërtim etj.
Këta fëmijë janë kryesisht nga mosha 14-18 vjeç. Puna e fëmijëve në sektorin formal parimisht është e
kontrollueshme nga Inspektorati i Përgjithshëm i Punës, por realisht ndodh që fëmijët të manipulojnë moshën e
tyre për të bërë të mundur hyrjen e tyre në raport pune, për të ndihmuar familjet e tyre, ose në rastet kur Kodi i
Punës nuk zbatohet nga punëdhënësi.”, thuhet në studim. Plot 9 vite më parë, në 10-13 maj 2004 u mblodh në
Firence të Italisë Kongresi Parë Botëror i Punës së Fëmijëve (mblidhet 1 herë në 10 vjet). Në këtë kongres, ku
morën pjesë edhe sindikatat shqiptare, u përmend ky fakt: Shqipëria zinte vendin e dytë në botë, për punësimin
dhe shfrytëzimin e të miturve, si shteti që nuk ka ndërtuar e nuk ka zbatuar asnjë politikë sociale në mbështetje
të Konventave të ILO, kundër këtij punësimi skllavëror. Sot pas 9 vjetësh, kemi përsëri të njëjtin klasifikim,
por me një ndryshim akoma më shqetësues: Shqipëria zë vendin e parë në Ballkan për punësimin dhe
shfrytëzimin skllvëror të fëmijëve. Edhe pse Ministria e Punës, deklaron se kemi vetëm 10-15 raste punësimi
të jashtëligjshëm të fëmijëve, realiteti është tepër problematik në këtë drejtim. Në Shqipëri, shifra e evidentuar
nga sindikatat dhe OJF është shumë e lartë. Vetëm në Tiranë, janë të punësuar afro 22 mijë të mitur të moshës
14-17 vjeç, të cilët kryejnë punë të ndryshme. Sado të fshihet e vërteta, duhet thënën se ndodhemi përballë një
drame sociale e njerëzore, përmasat e të cilës po i japin jetës publike shqiptare, shenjat e rikthimit të shoqërisë
njerëzore në kohët e natyrës barbare mesjetare, kur fëmijët shiteshin, bliheshin e shfrytëzoheshin si skllevër.
Vetëm një fakt po përmendim: Në Shqipëri, me 1 euro pagesë të punës së fëmijëve, punëdhënësi siguron 47
euro fitim, ndërkohë që me një të punësuar në moshë ligjore pune, me 1 euro pagesë, siguron vetëm 17 euro
fitim, mbasi ky e ka pagën më të lartë, ka sigurimet shëndetësore shoqërore, ditë pushimi e detyrime të tjera, të
cilat fëmijët e punësuar nuk i gëzojnë këto të drejta sociale-ekonomike. Kjo tregon, se bota moderne e dixhitale
në Shqipëri, po synon të ndërtohet edhe me krahët dhe shfrytëzimin e të miturve. Po, si lindi edhe puna e
fëmijëve, në Shqipëri? Prej punëdhënësve të mesëm e të vegjël, u përcaktua se tregu fitimprurës i punës, ishte
puna e fëmijëve, të cilën vazhdojmë ta kemi prezente në Shqipëri në përmasa të mëdha, me aktivitet të
pandalshëm.
Eleminimi i punës të miturve, kusht për pranimin në BE
Në këtë vëzhgim, që është kusht për pranimin e Shqipërisë në BE, po evidentoj planet e krijimit dhe lejimit të
kësaj plage të madhe sociale për shoqërinë njerëzore. Aktualisht në Shqipëri, ka një bazë ligjore të
përmbledhur në Kodin e Punës. Megjithë ekzistencën e këtij ligji, puna e fëmijëve, vazhdon të jetë prezente,
madje tepër shqetësuese. Baza ligjore që duhet të monitoroj dhe ndaloj këtë “krim social” ndaj fëmijëve, nuk
është e shoqëruar me akte konkrete nënligjore. Kodi i Punës, përcakton në mënyrë taksative, që ndalohet puna
e fëmijëve. Por nga ana tjetër nuk parashikon masën e sanksionit kundër punëdhënësve që shfrytëzojnë punën
e fëmijëve dhe as sanksionet ligjore ndaj prindërve që detyrojnë punën e të miturve. Ligji shqiptar, parashikon
që punësimi fëmijëve fillon në moshën 16 vjeç, por nuk parashikon formën dhe llojin e punës që ata duhet të
bëjnë, duke lënë liri veprimi për punëdhënësit në shfrytëzimin e fëmijëve. Shifrat që kanë sindikatat
konfirmojnë, se afro 45% e punonjësve të ligjshëm fëmijë shfrytëzohen në punë të rënda dhe në orët e natës.
Në Shqipëri, sipas evidencave, rezultojnë të jenë punësuar mbi 50 mijë fëmijë. Pavarësisht se qeveria, apo disa
OJF të lidhura më qeverinë, deklarojnë se ka vetëm 10-15 fëmijë të punësuar ilegalisht e vetëm 300 fëmijë të
punësuar ligjërisht por që u shkelen të drejtat, realiteti tregon se puna e fëmijëve në Shqipëri përbën një treg
pune të zgjeruar e në zhvillim, të lejuar e të pakontrolluar nga institucionet qeveritare e ligj ndëshkuese. Llojet
e punës që bëjnë fëmijët, janë punë të rënda. Ata punojnë nga 18 orë nëpër lavazho, qepje këpucësh,
grumbullim hekurishtesh, grumbullim shishesh, pastrues plehrash, hamenjë në treg, në magazina, ngarkim
makinash, në kanale, në autobusë e furgona, në ndërtim, transportin rrugor, në tregti e shërbime të rrugës natën
dhe ditën. Këtë punësim e imponon gjendja e varfër e familjeve të tyre. Këta fëmijë detyrohen të punojnë, për
shkak se janë jetimë, për shkak se kanë prindërit invalidë, për shkak se kanë prindërit pa punë. Mungesa e të
ardhurave për mbijetesë, i çon fëmijët në tregun e zi të punës së të miturve.

More Related Content

Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar

  • 1. Në Shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar, qeveria vazhdon demagogjinë “mbrojtëse” të tyre Dje, ligjvënësit shqiptarë vijuan në parlament, folën për të drejtat e fëmijëve. Por deri sot nuk kanë vepruar konkretisht për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Shfrytëzimi i fëmijëve për punë në vendin tonë mbetet ende në nivele të larta shqetësuese. Ndonëse nuk ka studime të mirëfillta që të evidentojnë treguesit realë, statistikat e nxjerra nga OJF-të, deklarojnë se ky fenomen vazhdon të jetë ende shqetësues. Sipas “Aleancës për mbrojtjen e fëmijëve”, aktualisht janë mbi 50 mijë fëmijë të punësuar, të cilët kanë braktisur shkollën. Ndërkohë, që nxjerrja e dokumenteve të shumta nga organet qeveritare në mbrojtjeje të tyre, ende nuk ka dhënë efektet e duhura, pasi rezultatet tregojnë ende për një situatë të vështirë jetese ndaj kësaj kategorie. Gjatë këtyre 20 viteve liri të tregut të punës, janë bërë qindra seminare e konferenca zyrtare prej qeverisë dhe shoqërisë civile, janë shpallur projekte e janë hartuar plane pune për të drejtat e fëmijëve, por vetëm fëmijët nuk janë mbrojtur. Shqipëria është vend me tregues shqetësues në punësimin e fëmijëve, fenomen ky që nuk po ndalet, madje po zgjerohet. Nga të dhënat, rezulton se forma më e ndeshur e punës së fëmijëve në Shqipëri është shitja ambulatore, lypja, transporti, puna në ndërtim, në rrobaqepësi, bujqësi etj është shumë e përhapur. Mbi 50 mijë fëmijë, janë të punësuar Faktorët që shkaktojnë punën e fëmijëve janë të ndërlidhur ngushtë. Janë pesë faktorë kyç. Tre faktorë si varfëria, arsimi dhe normat sociale, mund të konsiderohen faktorë furnizues. Ata nxisin prindërit të përdorin punën e fëmijëve të tyre në biznesin, në fermat e tyre, ose në tregun e punës. Faktorët tjerë lidhen me kërkesën për punën e fëmijëve, kërkesën nga fermat ose bizneset e prindërve dhe kërkesën nga bizneset tjera. Kombinimi i faktorëve të furnizimit dhe kërkesës kontribuojnë në ekzistencën e punës së fëmijëve. Adresimi i të gjithë këtyre faktorëve, jo vetëm njërit prej tyre, është kritik për reduktimin e punës së fëmijëve. Një përcaktues i fuqishëm i punës së fëmijëve është varfëria. Prindërit dërgojnë fëmijët e tyre që të punojnë ose kërkojnë nga ta që të punojnë në biznesin e familjes ose në fermën e familjes sepse familja ka të ardhura të ulëta dhe i duhen para shtesë (ose fuqi punëtore) që ofrojnë fëmijët. Ndonëse të pjesshme, statistikat në vendin tonë tregojnë se mbi 50 mijë fëmijë janë të punësuar. Përfshirja e tyre në punë vjen si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike që kanë familjet, duke lënë dhe shkollën. Gjithashtu, një pjesë e mirë e tyre që shesin në rrugë janë fëmijë, të cilët vijnë nga familje që kanë migruar nga zonat rurale në ato urbane. Sipas studimit të CRCA-as, përqindja e fëmijëve në Shqipëri është shumë herë më e lartë, sesa tregojnë shifrat në të vërtetë. Kështu, më se 17% e fëmijëve që ndjekin arsimin e detyrueshëm, deklarojnë se punojnë për të siguruar mbijetesën e tyre. Ndërkohë, që më se 50 mijë fëmijë në gjithë vendin janë të përfshirë në proceset e punës për të siguruar të ardhura për veten dhe familjet. Format dhe fshehja e punësimit të të miturve Shkaqet kryesore të shfrytëzimit të fëmijëve për punë, janë të lidhura ngushtë me faktorët ekonomikë. Më problematike kjo gjendje mund të jetë në zonat rurale ku shfrytëzimi i fëmijëve në punë bujqësore është kthyer në një traditë, për faktin se ata në masë lënë bankat e shkollës për t’iu futur punës që në moshë të vogël, në mënyrë që t’i japin një dorë familjes për të mbijetuar ndaj kushteve të vështira të jetesës. “Varfëria ekstreme është një nga arsyet kryesore të punës së fëmijëve. Kjo varfëri lidhet me vendin ku jeton fëmija, por dhe me familjen e tij. Rrethanat mund të kërkojnë që fëmijët të kontribuojnë në ekonominë e familjes, kur ajo përballet me sigurimin e mbijetesës dhe mundësi të kufizuara punësim të të rriturve “, citohet në studim. Format e punësimit të miturave janë nga më të ndryshmet, që nga ato të lehtat deri te format e rënduara të shfrytëzimit. Kështu, nga studimi ka rezultuar se dy janë kategoritë më të shpeshta të shfrytëzimit të tyre. “Fëmijët që punojnë në sektorin formal të ekonomisë, si në rrobaqepësi, fabrikat e prodhimit të këpucëve, në ndërtim etj. Këta fëmijë janë kryesisht nga mosha 14-18 vjeç. Puna e fëmijëve në sektorin formal parimisht është e kontrollueshme nga Inspektorati i Përgjithshëm i Punës, por realisht ndodh që fëmijët të manipulojnë moshën e tyre për të bërë të mundur hyrjen e tyre në raport pune, për të ndihmuar familjet e tyre, ose në rastet kur Kodi i Punës nuk zbatohet nga punëdhënësi.”, thuhet në studim. Plot 9 vite më parë, në 10-13 maj 2004 u mblodh në Firence të Italisë Kongresi Parë Botëror i Punës së Fëmijëve (mblidhet 1 herë në 10 vjet). Në këtë kongres, ku morën pjesë edhe sindikatat shqiptare, u përmend ky fakt: Shqipëria zinte vendin e dytë në botë, për punësimin dhe shfrytëzimin e të miturve, si shteti që nuk ka ndërtuar e nuk ka zbatuar asnjë politikë sociale në mbështetje të Konventave të ILO, kundër këtij punësimi skllavëror. Sot pas 9 vjetësh, kemi përsëri të njëjtin klasifikim, por me një ndryshim akoma më shqetësues: Shqipëria zë vendin e parë në Ballkan për punësimin dhe shfrytëzimin skllvëror të fëmijëve. Edhe pse Ministria e Punës, deklaron se kemi vetëm 10-15 raste punësimi të jashtëligjshëm të fëmijëve, realiteti është tepër problematik në këtë drejtim. Në Shqipëri, shifra e evidentuar nga sindikatat dhe OJF është shumë e lartë. Vetëm në Tiranë, janë të punësuar afro 22 mijë të mitur të moshës
  • 2. 14-17 vjeç, të cilët kryejnë punë të ndryshme. Sado të fshihet e vërteta, duhet thënën se ndodhemi përballë një drame sociale e njerëzore, përmasat e të cilës po i japin jetës publike shqiptare, shenjat e rikthimit të shoqërisë njerëzore në kohët e natyrës barbare mesjetare, kur fëmijët shiteshin, bliheshin e shfrytëzoheshin si skllevër. Vetëm një fakt po përmendim: Në Shqipëri, me 1 euro pagesë të punës së fëmijëve, punëdhënësi siguron 47 euro fitim, ndërkohë që me një të punësuar në moshë ligjore pune, me 1 euro pagesë, siguron vetëm 17 euro fitim, mbasi ky e ka pagën më të lartë, ka sigurimet shëndetësore shoqërore, ditë pushimi e detyrime të tjera, të cilat fëmijët e punësuar nuk i gëzojnë këto të drejta sociale-ekonomike. Kjo tregon, se bota moderne e dixhitale në Shqipëri, po synon të ndërtohet edhe me krahët dhe shfrytëzimin e të miturve. Po, si lindi edhe puna e fëmijëve, në Shqipëri? Prej punëdhënësve të mesëm e të vegjël, u përcaktua se tregu fitimprurës i punës, ishte puna e fëmijëve, të cilën vazhdojmë ta kemi prezente në Shqipëri në përmasa të mëdha, me aktivitet të pandalshëm. Eleminimi i punës të miturve, kusht për pranimin në BE Në këtë vëzhgim, që është kusht për pranimin e Shqipërisë në BE, po evidentoj planet e krijimit dhe lejimit të kësaj plage të madhe sociale për shoqërinë njerëzore. Aktualisht në Shqipëri, ka një bazë ligjore të përmbledhur në Kodin e Punës. Megjithë ekzistencën e këtij ligji, puna e fëmijëve, vazhdon të jetë prezente, madje tepër shqetësuese. Baza ligjore që duhet të monitoroj dhe ndaloj këtë “krim social” ndaj fëmijëve, nuk është e shoqëruar me akte konkrete nënligjore. Kodi i Punës, përcakton në mënyrë taksative, që ndalohet puna e fëmijëve. Por nga ana tjetër nuk parashikon masën e sanksionit kundër punëdhënësve që shfrytëzojnë punën e fëmijëve dhe as sanksionet ligjore ndaj prindërve që detyrojnë punën e të miturve. Ligji shqiptar, parashikon që punësimi fëmijëve fillon në moshën 16 vjeç, por nuk parashikon formën dhe llojin e punës që ata duhet të bëjnë, duke lënë liri veprimi për punëdhënësit në shfrytëzimin e fëmijëve. Shifrat që kanë sindikatat konfirmojnë, se afro 45% e punonjësve të ligjshëm fëmijë shfrytëzohen në punë të rënda dhe në orët e natës. Në Shqipëri, sipas evidencave, rezultojnë të jenë punësuar mbi 50 mijë fëmijë. Pavarësisht se qeveria, apo disa OJF të lidhura më qeverinë, deklarojnë se ka vetëm 10-15 fëmijë të punësuar ilegalisht e vetëm 300 fëmijë të punësuar ligjërisht por që u shkelen të drejtat, realiteti tregon se puna e fëmijëve në Shqipëri përbën një treg pune të zgjeruar e në zhvillim, të lejuar e të pakontrolluar nga institucionet qeveritare e ligj ndëshkuese. Llojet e punës që bëjnë fëmijët, janë punë të rënda. Ata punojnë nga 18 orë nëpër lavazho, qepje këpucësh, grumbullim hekurishtesh, grumbullim shishesh, pastrues plehrash, hamenjë në treg, në magazina, ngarkim makinash, në kanale, në autobusë e furgona, në ndërtim, transportin rrugor, në tregti e shërbime të rrugës natën dhe ditën. Këtë punësim e imponon gjendja e varfër e familjeve të tyre. Këta fëmijë detyrohen të punojnë, për shkak se janë jetimë, për shkak se kanë prindërit invalidë, për shkak se kanë prindërit pa punë. Mungesa e të ardhurave për mbijetesë, i çon fëmijët në tregun e zi të punës së të miturve.