ݺߣ

ݺߣShare a Scribd company logo
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta është një sipërmarrje mizore, të cilën njeriu e
ka ushtruar gjatë gjithë historisë së tij. Në
pamundësi për ta shmangur, ai është përpjekur që
t’i japë asaj – pavarësisht sa paradoksale mund të
tingëllojë kjo – formë njerëzore. Kjo është realizuar
përmes rregullave dhe kodeve. Situata ideale, ku
askush nuk sulmon askënd nuk ekziston. Atëherë,
në një botë ku dikush sulmon e dikush mbrohet (po
me luftë), vetëm njëra palë ka të drejtë. Prej këtej
rrjedh logjika që ka çuar te lindja e doktrinës së luftës së drejtë.
Lufta e drejtë, e cila është baza e ligjeve moderne të luftës, i ka rrënjët në antikitet. Ajo është
një përzierje e vlerave greko-romake të luftës, por dhe e kulturave të tjera: kristiane, islame,
etj. Si dëshmi e origjinës së lashtë, të tria pjesët e doktrinës vazhdojnë të emërtohen në
latinisht: 1) jus ad bellum, e cila trajton të drejtën për të nisur një luftë; 2) jus in bello, e cila
trajton të drejtën e veprimeve gjatë luftës; dhe 3) jus pos bellum, e cila trajton të drejtën e
marrëveshjes së paqes dhe përfundimin e luftës. Lufta Nacionalçlirimtare nuk është analizuar
kurrë e bazuar në këtë doktrinë, megjithëse është interpretuar si luftë e drejtë. Në këtë Hyrje do
të trajtojmë veprimtarinë e ushtrisë partizane në dy qasje: sipas teorisë së luftës së drejtë dhe
sipas ligjit për krimet e luftës, të krijuar nga vetë komunistët, më 23 janar 1945, të cilin e
zbatuan për të dënuar personat që ata i konsideronin kriminelë lufte.
jus ad bellum
Një luftë konsiderohet e drejtë, kur, sipas teorisë jus ad bellum, përmbushen të gjitha kushtet
e kësaj teorie (gjashtë gjithsej).
Kauza e drejtë. Ky është edhe kushti kryesor. Nëse një luftë nis pa plotësuar këtë kusht,
atëherë ajo është luftë e padrejtë. Kauza e drejtë përfshin: vetëmbrojtje nga një sulm i jashtëm,
mbrojtjen e të tjerëve (për shembull mbrojtjen e njerëzve të pafajshëm nga regjime të
dhunshme), ose si ndëshkim për një padrejtësi të shkaktuar, por që ka mbetur e pakorrigjuar.
Në rastin e Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ajo u pushtua nga Italia, kushti
kryesor për nisjen e një lufte të drejtë ekzistonte. Në praktikë, ushtria partizane nuk i qëndroi
besnike kësaj kauze, por e devijoi atë në lufte civile. Historianët e periudhës së diktaturës
komuniste e konsideronin Luftën Nacionalçlirimtare si të drejtë dhe fillimet e saj i çonin deri në
vitin 1939. Me rënien e diktaturës ka një numër historianësh që vazhdon të mbrojë versionin
e luftës së drejtë, megjithëse mund të kenë bërë ndonjë lëshim për fillesat e saj. Për katër vjet,
1939-1943, në Shqipëri kishte vetëm një ushtri, ajo pushtuese. Kur nisi krijimi i formacioneve
ushtarake partizane disi serioze (Brigada I, 15 gusht 1943), në Shqipëri ishte marrë vesh që
Italia do të dilte nga lufta dhe pritej vetëm deklarimi zyrtar i kapitullimit të saj. Në këtë periudhë,
ushtria italiane në Shqipëri ishte një ushtri e huaj në tërheqje dhe lufta kundër saj nuk kishte
asnjë kuptim. Me gjithatë, edhe aty ku partizanët e sulmuan, qëllimi kryesor i tyre ishte plaçkitja
e ushtarëve ose kazermave. Lufta e çetave dhe atentatet komuniste gjatë vitit 1942 e deri në
fund të luftës ishin veprime me karakter terrorist. Nuk mund të konceptohet që realizimi i disa
atentateve mund të sillte çlirimin e Shqipërisë. Përveç kësaj, nëpër atentate, më shumë
vriteshin qytetarë shqiptarë, sesa forca ushtarake të huaja.
Më 8 shtator 1943, ditën që Italia shpalli kapitullimin, Partia Komuniste Shqiptare, e cila
drejtonte ushtrinë partizane, i shpalli luftë Ballit Kombëtar. Vendimi i Konferencës II të Labinotit
nuk përputhet me kushtin e parë të luftës së drejtë: luftë kundër një ushtrie pushtuese. Në
procesverbalet e mbledhjes nuk thuhet asnjë fjalë për ushtrinë gjermane, por flitet vetëm
kundra Ballit. Një muaj më vonë, kur gjermanët ndodheshin tashmë në Shqipëri, komunistët
nuk shihnin si rrezik gjermanët, por “reaksionarët”. Pushtimi gjerman i Shqipërisë ishte krejt
ndryshe nga ai italian. Gjermanët njohën sovranitetin e Shqipërisë dhe përgjithësisht, silleshin
me qeverinë që u krijua si me qeverinë e një vendi të pavarur. Qëllimi i gjermanëve në Shqipëri
nuk ishte pushtimi përfundimtar i saj, por kontrolli i rrugëve kryesore për tërheqjen e forcave
nga Greqia, siç ndodhi në realitet, dhe kontrolli i bregdetit shqiptar, për ndalimin e hapjes së
frontit të dytë të aleatëve, i cili përflitej se do të ndodhte në Ballkan.qëllimi i drejtë. Nisja e një
lufte në shërbim të një kauze të drejtë nuk mjafton, por duhet të jetë edhe moralisht i
pranueshëm motivi për të nisur luftën në shërbim të kauzës. Motive si: marrja e pushtetit,
sundimi, skllavërimi, grabitja e territorit, spastrimi etnik etj., nuk janë qëllime të drejta. Një
ushtri që e nis luftën për çlirimin e vendit duhet t’i qëndrojë besnike këtij qëllimi deri në fund
dhe të mos bëjë asgjë më tepër. Futja e qëllimeve të tjera gjatë procesit, thjesht e zhvlerëson
moralisht luftën. S’ka asnjë dyshim, që qëllimet e Luftës Nacionalçlirimtare ishin të
korruptuara; ushtria partizane luftoi vetëm për sigurimin e pushtetit dhe, në fakt, ia
arriti.autoriteti i duhur dhe deklarimi publik. Luftën, zakonisht e bëjnë shtetet, por në rastin e
Shqipërisë atë e bënë grupime politike, të cilat, më shumë luftuan kundër njëra-tjetrës sesa
kundër pushtuesit. PKSH-ja, e cila ishte drejtuese e ushtrisë partizane, nuk kishte asnjë lloj
autoriteti ligjor për të shpallur luftë. PKSH-ja ishte një organizatë e paligjshme, e cila nuk u
legalizua kurrë në Shqipëri.Në vitin 1948, katër vjet pasi pushtuesit ishin larguar nga
Shqipëria, kur u bë publike (se ky ishte koncepti i ligjërimit të komunistëve, jo regjistrimi në
gjykatë), ajo ndërroi emër në Partia e Punës e Shqipërisë. Pra, në luftë, ajo nuk përfaqësonte
gjithë popullin shqiptar. Duke vepruar në fshehtësi (ilegalitet), shumica e popullit shqiptar as
nuk e dinte që ajo ekzistonte, le më t’i jepnin aprovimin për të luftuar në emër të tyre. Aprovimi
ka rëndësi, sidomos për ushtrinë partizane, sepse, siç do ta shohim më vonë, duke i pasur të
kufizuara burimet e ekzistencës së saj, ajo u detyrua të grabiste e plaçkiste, për të siguruar
ushqimin e njerëzve që kishin dalë nëpër male. Në qoftë se një sjellje të tillë do ta
konsiderojmë të drejtë, atëherë i takon që të jetë duke bërë gjënë e drejtë çdo grup i armatosur,
i cili përmbush qëllimet e tij, duke marrë peng, duke mobilizuar me forcë, duke grabitur dhe
në fund, pasi merr kontrollin e një territori, shkruan historinë e luftës sipas shijeve të tij, pa
ndonjë respekt për të vërtetën. Nuk ekziston asnjë deklaratë publike e PKSH-së, ku ajo i shpall
luftë ushtrisë italiane apo gjermane. Dokumentet e luftës ishin vetëm dokumente për përdorim
të komunistëve dhe partizanëve (se jo të gjithë ishin komunistë).lufta si mjeti i fundit. Një shtet
apo grup i caktuar e fillon luftën pasi i ka konsumuar të gjitha mënyrat e tjera të zgjidhjes së
konfliktit, sidomos bisedimet diplomatike.
Lufta në Shqipëri, sidomos kundër gjermanëve, as që ishte e nevojshme të zhvillohej, sepse
ata qëndruan neutralë në punët e qeverisjes së Shqipërisë. Nuk ishte ndonjë sekret as për
komunistët, që gjermanët do të largoheshin me tërheqjen e trupave nga Greqia, sikurse edhe
ndodhi.mundësia e suksesit. Sipas doktrinës së luftës së drejtë, një shtet (ose grup i caktuar)
nuk hyn në luftë, nëse e parashikon që sipërmarrja e tij ushtarake nuk do të ketë ndikim në
ndryshimin e gjendjes. Pikërisht këtë bëri ushtria shqiptare, më 7 prill 1939: bëri një qëndresë
simbolike, për të treguar se Shqipëria nuk pajtohej me pushtimin dhe u tërhoq. Ajo nuk kishte
asnjë mundësi ta frenonte pushtimin italian. Ushtria partizane nuk bëri kurrë luftë frontale me
gjermanët. Taktika e saj mbeti, edhe kur numëronte disa brigada me disa mijë anëtarë, lufta
guerrile, me ndonjë goditje të vogël në ndonjë kthesë rruge, kundër ndonjë poste të vetmuar,
e ruajtur me jo më shumë se 10 ushtarë gjermanë. Veç kësaj, ushtria partizane vepronte në
ato zona ku kishte më pak forca gjermane.Në pranverën e vitit 1944, ushtria gjermane i
pakësoi forcat e saj në Shqipëri. Ajo mbajti vetëm divizionin e vendosur në Shkodër dhe
luftonte gjithandej në Shqipëri, me përjashtim të Shkodrës. Pikërisht në atë zonë partizanët u
futën dhe bënë raprezalje, në dhjetor 1944 – mars 1945, tre muaj pasi ushtria gjermane ishte
larguar nga Shqipëria.
6. proporcionaliteti. Një shtet, apo grup, para se të futet në luftë duhet të analizojë fitimet
dhe humbjet që mund të vijnë prej saj. Nëse humbjet janë më të mëdha, sigurisht që nuk ia
vlen të niset lufta. Humbjet e Shqipërisë nga lufta partizane ishin kolosale. Veç kësaj, për
shkak të kësaj lufte u vendos regjimi komunist, i cili e shtypi popullin shqiptar më shumë se
çdo pushtues në historinë e shqiptarëve.
jus in bello
Respektimi i drejtësisë gjatë luftës vlerësohet në dy forma: zbatimi i ligjeve dhe rregullave të
ushtrisë në lidhje me ushtrinë armike dhe në lidhje me popullin e vet gjatë luftës kundër
ushtrisë armike. Gjatë luftës, ushtritë ndërluftuese duhet të respektojnë gjashtë kushte.
zbatimi i ligjeve ndërkombëtare për armët e ndaluara. Kjo është një pikë që s’ka shumë lidhje
me luftën në Shqipëri, pasi, asnjëra palë nuk është raportuar të ketë përdorur armë të tilla.
diskriminimi dhe imuniteti joluftarak. Ushtarët janë të detyruar të qëllojnë vetëm kundër
objektivave ushtarake, politike e industriale të përfshira në luftë. Ata nuk mund të qëllojnë ndaj
popullsisë civile. Ushtria partizane sulmonte në vazhdimësi zona të banuara, ku nuk kishte
forca armike. Armiku – dhe kjo vlen të theksohet – ishin gjermanët. Partizanët e kanë përdorur
këtë term edhe për forcat balliste, legaliste ose të pavarura, por, një luftë për çlirimin kombëtar
nuk mund të përfshijë vrasjen e qytetarëve vendas, pavarësisht se ata mund të kenë qenë të
armatosur. Nëse e pranojmë këtë, atëherë diskutimi kalon në një terren tjetër: luftë
civile.proporcionaliteti. Sipas këtij rregulli, ushtarët në luftë duhet të përdorin forcën në
proporcion me qëllimin. Ky rregull, më shumë ka të bëjë me mospërdorimin e armëve të
dëmtimit në masë. Për shembull, nëse një qytet bombardohet me lëndë kimike ose
bërthamore, atëherë, veç armikut do të vdesë edhe popullsia civile. Për rastin shqiptar, ky
rregull nuk vlen për diskutim.mosmbajtja e robërve të luftës në kushte të papërshtatshme.
Ushtarët e rënë rob në duart e palës kundërshtare nuk lejohet – me ligje ndërkombëtare – që
të keqtrajtohen. Ata duhen mbajtur në kushte të pranueshme, larg zonave të luftës, deri në
mbarim të konfliktit, kur mund të bëhet shkëmbimi me robërit respektivë, ose të lirohen. Gjatë
luftës, këtë pikë partizanët e kanë shkelur me dhjetëra herë, duke i vrarë robërit, në masë
madje, si në rastin e Orenjës, ku vranë, për t’iu marrë teshat, 130 italianë dhe në rastin e
Matjanit (Lushnjë), ku vranë 65 ballistë.
mospërdorimi i mjeteve mala in se. Ky rregull nënkupton mospërdorimin e mjeteve që janë të
këqija në vetvete: fushata përdhunimi në masë, gjenocid, pastrim etnik etj. Për vrasjen në
Matjan të Lushnjës ka një dëshmiqë thotë se, disa robër ballistë u përjashtuan nga ekzekutimi,
për shkak se i përkisnin besimit ortodoks. Nëse kjo vërtetohet, atëherë ky rast mund të
klasifikohet si gjenocid, bazuar në përkufizimin juridik të termit. Në disa përkufizime historike,
gjenocid konsiderohen edhe vrasjet për arsye politike.ndalimi i raprezaljeve. Raprezaljet në
luftë përdoren si formë presioni për nënshtrimin e kundërshtarit, për terror ose për hakmarrje.
Në Shqipëri, ushtria gjermane bëri disa raprezalje, si në rastin e Borovës. Ky dhe raste të
ngjashme mund të konsiderohen raprezalje për hakmarrje, por ushtria gjermane lajmëronte
se nuk do të qëllonte kënd, nëse ajo nuk provokohej. Në librin “Historia e Shqipërisë”, 1965,
një lajmërim i tillë është botuar me faksimile. Raprezaljet kanë qenë karakteristikë e luftës
partizane, kundër fshatrave të ashtuquajtura “reaksionare”, për t’i bërë presion Ballit
Kombëtar, ose në shenjë hakmarrjeje. Në prill 1944, partizanët dogjën fshatin Starovë në
Pogradec, sepse “Starova është depo e çetave mercenare të Ballit”, shkruan Enver Hoxha në
urdhrin për djegien e saj.Sinja e Dibrës u dogj nga partizanët, në gusht 1944, vetëm për t’u
hakmarrë për vrasjen e një partizani dhe ky fakt pohohet në raportin partizan për ngjarjen.
Kurseraprezaljet e bëra nga ushtria partizane në Veri, dy-tre muaj pasi pushtuesit ishin larguar
nga Shqipëria, nuk kanë asnjë justifikim, sepse në Shqipëri nuk kishte më ushtri të huaj.
jus post bellum
Për vendosjen e drejtësisë pas luftës, sipas doktrinës së luftës së drejtë, duhet të respektohen
gjashtë kushte, por bëhet fjalë për raste kur lufta mbaron dhe palët bëjnë marrëveshje. Në
Shqipëri s’pati kurrë një marrëveshje të tillë me pushtuesit, as me italianët e as me gjermanët.
Ata erdhën dhe ikën të pandikuar nga lufta e shqiptarëve; luftën e humbën në fronte të tjera,
jo në Shqipëri. Megjithatë, kjo pjesë e doktrinës, për realitetin shqiptar, duhet parë në sjelljen
e palëve ndërluftuese shqiptare, partizanëve kundër ballistëve dhe legalistëve e të tjerëve, që
ata i përmblidhnin në termin “reaksionarë”.
proporcionaliteti dhe publiciteti. Marrëveshja e paqes duhet të jetë e balancuar dhe e
arsyeshme. Një marrëveshje e projektuar si hakmarrje, zakonisht prej fituesit, do të thotë
mbjellje e farës për konflikte të ardhshme. Një gabim i tillë u bë me Marrëveshjen e Paqes në
mbarim të Luftës së Parë Botërore, e cila e ngarkoi Gjermaninë me detyrime dëmshpërblimi
shumë të rënda. Bazuar te pesha e këtij dëmshpërblimi, ekonomisti britanik, Xhon Mejnard
Kejnes, paralajmëroi se, Marrëveshja e Paqes kishte mbjellë farën e një konflikti të ardhshëm,
i cili shpërtheu rreth dy dekada më vonë. Në Shqipëri lufta nuk mbaroi kurrë, edhe pse
pushtuesit u larguan, kështu që s’pati asnjë lloj marrëveshje.Në vitet e para të regjimit
komunist, ushtria partizane u përdor si një instrument spastrimi i kundërshtarëve politikë të
PKSH-së dhe si e tillë ajo nuk shërbeu kurrë si ushtri kombëtare, por si instrument ndëshkues
në shërbim të një formacioni politik. Më vonë, lufta civile, vetëm me njërën palë, e cila luftonte
ndaj palës së humbur dhe të dorëzuar krejtësisht, u emërtua luftë klasash dhe vazhdoi deri
në vitin 1990.rikthimi i të drejtave. Marrëveshja e paqes duhet të garantojë të drejtat bazë,
shkelja e të cilave nxit luftën e drejtë. Sipas këtij parimi, nëse lufta partizane synonte çlirimin
e vendit nga pushtimi, me largimin e gjermanëve, komunistët (ushtria partizane) duhet të
kishin kërkuar kthimin e Shqipërisë në juridiksionin e parapushtimit dhe të mbronin të drejtat
themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Në realitet, ajo iu sul vendbanimeve shqiptare,
sidomos në zonën e Veriut (me Jugun kishte mbaruar punë gjatë luftës) dhe vriste, burgoste,
internonte, digjte shtëpi, grabiste pasurinë e qytetarëve etj. Kjo dhunë, në forma të tjera,
vazhdoi për gati gjysmë shekulli.diskriminimi. Në marrëveshjet e pasluftës është e nevojshme
të trajtohen në mënyrë të diferencuar drejtuesit, ushtarët dhe civilët. Popullsia civile ka të
drejtën e mbrojtjes (përjashtimit) nga masat ndëshkuese të pasluftës. Në Shqipëri, popullsia
civile u ndëshkua pa asnjë dallim prej ushtrisë partizane. Fshatra të tërë u detyruan të
arratiseshin në male nga frika e ndëshkimit. Më dukshëm, në Veri, ushtria partizane ushtroi
raprezalje në masë të gjerë. Sa për ilustrim, ja gjendja e fshatrave e përshkruar në një raport
partizan: “Forcat t’ona hynë në të gjithë katundet ku nuk gjetën as një burrë në shtëpijat: të
gjithë ishin mshefun shpellavet. Në thirrjen e parë për t’u kthyer nëpër shtëpia nuk dëgjohi
asnji prej tyre të ktheheshe perse kur këta panë se forcat t’ona u vunë zjarrin 4-5 shtëpive në
Vukël fillunë të dorëzoheshin dhe tash e shumta e popullsisë është kthyrë e gjitha nëpër
shtëpija. Prenk Cali largoj nga shpella të gjithë të tjerët dhe mbajti vetëm 14 besnikë të tij. U
kontrolluan të gjitha shpellat dhe nëpër’to u gjetën shumë katundarë të mshefur nga
frika.”ndëshkimi 1. Nëse vendi i mundur ka dhunuar qartazi të drejtat e vendit që ka sulmuar,
atëherë duhet të jepet njëfarë ndëshkimi. Ky kusht e merrtë mirëqenë që humbësi është vendi
agresor, ndoshta është shkruar nga këndvështrimi i vendeve fituese të Luftës së Dytë
Botërore, por ka edhe vende si Shqipëria, e cila, edhe pse u pushtua, edhe pse pushtuesit u
larguan, nuk kishte asnjë shans ta ndëshkonte agresorin në periudhën e pasluftës. Gjermania
u ndëshkua, por jo në lidhje me veprimtarinë e saj në Shqipëri.ndëshkimi 2. Drejtësia, pas
lufte kërkon që ushtarët e të gjitha palëve në konflikt, të dyshuar për krime lufte, të hetohen e
mundësisht të gjykohen. Në Shqipëri u bënë gjyqe për dënimin e kriminelëve të luftës, por në
to u dënuan vetëm kundërshtarët politikë të komunistëve dhe jo kriminelët e vërtetë. Një numër
i këtyre kriminelëve ishin anëtarë të gjykatave, të cilat dënonin njerëz të
pafajshëm.kompensimi. Shqipëria nuk kishte asnjë forcë që të impononte kompensim nga
palët pushtuese në mbarim të luftës dhe as nuk ishte pjesë e koalicionit fitues, pavarësisht
pretendimeve. Anëtarësia në një koalicion është realitet vetëm nëse ka një marrëveshje, gjë
që në historinë e Shqipërisë nuk ekziston.rehabilitimi. Me mbarimin e luftës krijohet mundësia
e rehabilitimit të institucioneve, gjë që duhet bërë në proporcionalitet me dëmin që iu ka
shkaktuar pushtuesi. Në Shqipëri ndodhi krejt e kundërta. Pasi u largua ushtria gjermane,
institucionet shqiptare u shkatërruan nga themeli: forma e regjimit, kushtetuta, ligjet e tjera,
nuk u njohën nga qeveria komuniste. Për një periudhë të gjatë vendi s’kishte polici dhe ligje
civile. Shqipëria u kthye në diktaturë ushtarake, e cila kryente veprime shtypëse më të rënda
se ushtritë pushtuese. Regjimi që doli nga lufta vrau, burgosi, torturoi e internoi me mijëra
qytetarë shqiptarë të pafajshëm. Veç kësaj, shkatërroi ekonominë e vendit dhe në fund, për
shkak të këtij fakti, u shemb edhe vetë.
PROJEK
T
Tema:
Historia eshte shkruar me gjate
trimash te mbuluar
Lenda: Histori
PUNOI: Kejsi Kollovi

More Related Content

Lufta e drejtë dhe lufta partizane

  • 1. Lufta e drejtë dhe lufta partizane Lufta është një sipërmarrje mizore, të cilën njeriu e ka ushtruar gjatë gjithë historisë së tij. Në pamundësi për ta shmangur, ai është përpjekur që t’i japë asaj – pavarësisht sa paradoksale mund të tingëllojë kjo – formë njerëzore. Kjo është realizuar përmes rregullave dhe kodeve. Situata ideale, ku askush nuk sulmon askënd nuk ekziston. Atëherë, në një botë ku dikush sulmon e dikush mbrohet (po me luftë), vetëm njëra palë ka të drejtë. Prej këtej rrjedh logjika që ka çuar te lindja e doktrinës së luftës së drejtë. Lufta e drejtë, e cila është baza e ligjeve moderne të luftës, i ka rrënjët në antikitet. Ajo është një përzierje e vlerave greko-romake të luftës, por dhe e kulturave të tjera: kristiane, islame, etj. Si dëshmi e origjinës së lashtë, të tria pjesët e doktrinës vazhdojnë të emërtohen në latinisht: 1) jus ad bellum, e cila trajton të drejtën për të nisur një luftë; 2) jus in bello, e cila trajton të drejtën e veprimeve gjatë luftës; dhe 3) jus pos bellum, e cila trajton të drejtën e marrëveshjes së paqes dhe përfundimin e luftës. Lufta Nacionalçlirimtare nuk është analizuar kurrë e bazuar në këtë doktrinë, megjithëse është interpretuar si luftë e drejtë. Në këtë Hyrje do të trajtojmë veprimtarinë e ushtrisë partizane në dy qasje: sipas teorisë së luftës së drejtë dhe sipas ligjit për krimet e luftës, të krijuar nga vetë komunistët, më 23 janar 1945, të cilin e zbatuan për të dënuar personat që ata i konsideronin kriminelë lufte. jus ad bellum Një luftë konsiderohet e drejtë, kur, sipas teorisë jus ad bellum, përmbushen të gjitha kushtet e kësaj teorie (gjashtë gjithsej). Kauza e drejtë. Ky është edhe kushti kryesor. Nëse një luftë nis pa plotësuar këtë kusht, atëherë ajo është luftë e padrejtë. Kauza e drejtë përfshin: vetëmbrojtje nga një sulm i jashtëm, mbrojtjen e të tjerëve (për shembull mbrojtjen e njerëzve të pafajshëm nga regjime të dhunshme), ose si ndëshkim për një padrejtësi të shkaktuar, por që ka mbetur e pakorrigjuar. Në rastin e Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ajo u pushtua nga Italia, kushti kryesor për nisjen e një lufte të drejtë ekzistonte. Në praktikë, ushtria partizane nuk i qëndroi besnike kësaj kauze, por e devijoi atë në lufte civile. Historianët e periudhës së diktaturës komuniste e konsideronin Luftën Nacionalçlirimtare si të drejtë dhe fillimet e saj i çonin deri në vitin 1939. Me rënien e diktaturës ka një numër historianësh që vazhdon të mbrojë versionin e luftës së drejtë, megjithëse mund të kenë bërë ndonjë lëshim për fillesat e saj. Për katër vjet, 1939-1943, në Shqipëri kishte vetëm një ushtri, ajo pushtuese. Kur nisi krijimi i formacioneve ushtarake partizane disi serioze (Brigada I, 15 gusht 1943), në Shqipëri ishte marrë vesh që Italia do të dilte nga lufta dhe pritej vetëm deklarimi zyrtar i kapitullimit të saj. Në këtë periudhë, ushtria italiane në Shqipëri ishte një ushtri e huaj në tërheqje dhe lufta kundër saj nuk kishte asnjë kuptim. Me gjithatë, edhe aty ku partizanët e sulmuan, qëllimi kryesor i tyre ishte plaçkitja e ushtarëve ose kazermave. Lufta e çetave dhe atentatet komuniste gjatë vitit 1942 e deri në fund të luftës ishin veprime me karakter terrorist. Nuk mund të konceptohet që realizimi i disa atentateve mund të sillte çlirimin e Shqipërisë. Përveç kësaj, nëpër atentate, më shumë vriteshin qytetarë shqiptarë, sesa forca ushtarake të huaja. Më 8 shtator 1943, ditën që Italia shpalli kapitullimin, Partia Komuniste Shqiptare, e cila drejtonte ushtrinë partizane, i shpalli luftë Ballit Kombëtar. Vendimi i Konferencës II të Labinotit nuk përputhet me kushtin e parë të luftës së drejtë: luftë kundër një ushtrie pushtuese. Në procesverbalet e mbledhjes nuk thuhet asnjë fjalë për ushtrinë gjermane, por flitet vetëm kundra Ballit. Një muaj më vonë, kur gjermanët ndodheshin tashmë në Shqipëri, komunistët nuk shihnin si rrezik gjermanët, por “reaksionarët”. Pushtimi gjerman i Shqipërisë ishte krejt ndryshe nga ai italian. Gjermanët njohën sovranitetin e Shqipërisë dhe përgjithësisht, silleshin me qeverinë që u krijua si me qeverinë e një vendi të pavarur. Qëllimi i gjermanëve në Shqipëri nuk ishte pushtimi përfundimtar i saj, por kontrolli i rrugëve kryesore për tërheqjen e forcave nga Greqia, siç ndodhi në realitet, dhe kontrolli i bregdetit shqiptar, për ndalimin e hapjes së
  • 2. frontit të dytë të aleatëve, i cili përflitej se do të ndodhte në Ballkan.qëllimi i drejtë. Nisja e një lufte në shërbim të një kauze të drejtë nuk mjafton, por duhet të jetë edhe moralisht i pranueshëm motivi për të nisur luftën në shërbim të kauzës. Motive si: marrja e pushtetit, sundimi, skllavërimi, grabitja e territorit, spastrimi etnik etj., nuk janë qëllime të drejta. Një ushtri që e nis luftën për çlirimin e vendit duhet t’i qëndrojë besnike këtij qëllimi deri në fund dhe të mos bëjë asgjë më tepër. Futja e qëllimeve të tjera gjatë procesit, thjesht e zhvlerëson moralisht luftën. S’ka asnjë dyshim, që qëllimet e Luftës Nacionalçlirimtare ishin të korruptuara; ushtria partizane luftoi vetëm për sigurimin e pushtetit dhe, në fakt, ia arriti.autoriteti i duhur dhe deklarimi publik. Luftën, zakonisht e bëjnë shtetet, por në rastin e Shqipërisë atë e bënë grupime politike, të cilat, më shumë luftuan kundër njëra-tjetrës sesa kundër pushtuesit. PKSH-ja, e cila ishte drejtuese e ushtrisë partizane, nuk kishte asnjë lloj autoriteti ligjor për të shpallur luftë. PKSH-ja ishte një organizatë e paligjshme, e cila nuk u legalizua kurrë në Shqipëri.Në vitin 1948, katër vjet pasi pushtuesit ishin larguar nga Shqipëria, kur u bë publike (se ky ishte koncepti i ligjërimit të komunistëve, jo regjistrimi në gjykatë), ajo ndërroi emër në Partia e Punës e Shqipërisë. Pra, në luftë, ajo nuk përfaqësonte gjithë popullin shqiptar. Duke vepruar në fshehtësi (ilegalitet), shumica e popullit shqiptar as nuk e dinte që ajo ekzistonte, le më t’i jepnin aprovimin për të luftuar në emër të tyre. Aprovimi ka rëndësi, sidomos për ushtrinë partizane, sepse, siç do ta shohim më vonë, duke i pasur të kufizuara burimet e ekzistencës së saj, ajo u detyrua të grabiste e plaçkiste, për të siguruar ushqimin e njerëzve që kishin dalë nëpër male. Në qoftë se një sjellje të tillë do ta konsiderojmë të drejtë, atëherë i takon që të jetë duke bërë gjënë e drejtë çdo grup i armatosur, i cili përmbush qëllimet e tij, duke marrë peng, duke mobilizuar me forcë, duke grabitur dhe në fund, pasi merr kontrollin e një territori, shkruan historinë e luftës sipas shijeve të tij, pa ndonjë respekt për të vërtetën. Nuk ekziston asnjë deklaratë publike e PKSH-së, ku ajo i shpall luftë ushtrisë italiane apo gjermane. Dokumentet e luftës ishin vetëm dokumente për përdorim të komunistëve dhe partizanëve (se jo të gjithë ishin komunistë).lufta si mjeti i fundit. Një shtet apo grup i caktuar e fillon luftën pasi i ka konsumuar të gjitha mënyrat e tjera të zgjidhjes së konfliktit, sidomos bisedimet diplomatike. Lufta në Shqipëri, sidomos kundër gjermanëve, as që ishte e nevojshme të zhvillohej, sepse ata qëndruan neutralë në punët e qeverisjes së Shqipërisë. Nuk ishte ndonjë sekret as për komunistët, që gjermanët do të largoheshin me tërheqjen e trupave nga Greqia, sikurse edhe ndodhi.mundësia e suksesit. Sipas doktrinës së luftës së drejtë, një shtet (ose grup i caktuar) nuk hyn në luftë, nëse e parashikon që sipërmarrja e tij ushtarake nuk do të ketë ndikim në ndryshimin e gjendjes. Pikërisht këtë bëri ushtria shqiptare, më 7 prill 1939: bëri një qëndresë simbolike, për të treguar se Shqipëria nuk pajtohej me pushtimin dhe u tërhoq. Ajo nuk kishte asnjë mundësi ta frenonte pushtimin italian. Ushtria partizane nuk bëri kurrë luftë frontale me gjermanët. Taktika e saj mbeti, edhe kur numëronte disa brigada me disa mijë anëtarë, lufta guerrile, me ndonjë goditje të vogël në ndonjë kthesë rruge, kundër ndonjë poste të vetmuar, e ruajtur me jo më shumë se 10 ushtarë gjermanë. Veç kësaj, ushtria partizane vepronte në ato zona ku kishte më pak forca gjermane.Në pranverën e vitit 1944, ushtria gjermane i pakësoi forcat e saj në Shqipëri. Ajo mbajti vetëm divizionin e vendosur në Shkodër dhe luftonte gjithandej në Shqipëri, me përjashtim të Shkodrës. Pikërisht në atë zonë partizanët u futën dhe bënë raprezalje, në dhjetor 1944 – mars 1945, tre muaj pasi ushtria gjermane ishte larguar nga Shqipëria. 6. proporcionaliteti. Një shtet, apo grup, para se të futet në luftë duhet të analizojë fitimet dhe humbjet që mund të vijnë prej saj. Nëse humbjet janë më të mëdha, sigurisht që nuk ia vlen të niset lufta. Humbjet e Shqipërisë nga lufta partizane ishin kolosale. Veç kësaj, për shkak të kësaj lufte u vendos regjimi komunist, i cili e shtypi popullin shqiptar më shumë se çdo pushtues në historinë e shqiptarëve. jus in bello Respektimi i drejtësisë gjatë luftës vlerësohet në dy forma: zbatimi i ligjeve dhe rregullave të ushtrisë në lidhje me ushtrinë armike dhe në lidhje me popullin e vet gjatë luftës kundër ushtrisë armike. Gjatë luftës, ushtritë ndërluftuese duhet të respektojnë gjashtë kushte. zbatimi i ligjeve ndërkombëtare për armët e ndaluara. Kjo është një pikë që s’ka shumë lidhje me luftën në Shqipëri, pasi, asnjëra palë nuk është raportuar të ketë përdorur armë të tilla.
  • 3. diskriminimi dhe imuniteti joluftarak. Ushtarët janë të detyruar të qëllojnë vetëm kundër objektivave ushtarake, politike e industriale të përfshira në luftë. Ata nuk mund të qëllojnë ndaj popullsisë civile. Ushtria partizane sulmonte në vazhdimësi zona të banuara, ku nuk kishte forca armike. Armiku – dhe kjo vlen të theksohet – ishin gjermanët. Partizanët e kanë përdorur këtë term edhe për forcat balliste, legaliste ose të pavarura, por, një luftë për çlirimin kombëtar nuk mund të përfshijë vrasjen e qytetarëve vendas, pavarësisht se ata mund të kenë qenë të armatosur. Nëse e pranojmë këtë, atëherë diskutimi kalon në një terren tjetër: luftë civile.proporcionaliteti. Sipas këtij rregulli, ushtarët në luftë duhet të përdorin forcën në proporcion me qëllimin. Ky rregull, më shumë ka të bëjë me mospërdorimin e armëve të dëmtimit në masë. Për shembull, nëse një qytet bombardohet me lëndë kimike ose bërthamore, atëherë, veç armikut do të vdesë edhe popullsia civile. Për rastin shqiptar, ky rregull nuk vlen për diskutim.mosmbajtja e robërve të luftës në kushte të papërshtatshme. Ushtarët e rënë rob në duart e palës kundërshtare nuk lejohet – me ligje ndërkombëtare – që të keqtrajtohen. Ata duhen mbajtur në kushte të pranueshme, larg zonave të luftës, deri në mbarim të konfliktit, kur mund të bëhet shkëmbimi me robërit respektivë, ose të lirohen. Gjatë luftës, këtë pikë partizanët e kanë shkelur me dhjetëra herë, duke i vrarë robërit, në masë madje, si në rastin e Orenjës, ku vranë, për t’iu marrë teshat, 130 italianë dhe në rastin e Matjanit (Lushnjë), ku vranë 65 ballistë. mospërdorimi i mjeteve mala in se. Ky rregull nënkupton mospërdorimin e mjeteve që janë të këqija në vetvete: fushata përdhunimi në masë, gjenocid, pastrim etnik etj. Për vrasjen në Matjan të Lushnjës ka një dëshmiqë thotë se, disa robër ballistë u përjashtuan nga ekzekutimi, për shkak se i përkisnin besimit ortodoks. Nëse kjo vërtetohet, atëherë ky rast mund të klasifikohet si gjenocid, bazuar në përkufizimin juridik të termit. Në disa përkufizime historike, gjenocid konsiderohen edhe vrasjet për arsye politike.ndalimi i raprezaljeve. Raprezaljet në luftë përdoren si formë presioni për nënshtrimin e kundërshtarit, për terror ose për hakmarrje. Në Shqipëri, ushtria gjermane bëri disa raprezalje, si në rastin e Borovës. Ky dhe raste të ngjashme mund të konsiderohen raprezalje për hakmarrje, por ushtria gjermane lajmëronte se nuk do të qëllonte kënd, nëse ajo nuk provokohej. Në librin “Historia e Shqipërisë”, 1965, një lajmërim i tillë është botuar me faksimile. Raprezaljet kanë qenë karakteristikë e luftës partizane, kundër fshatrave të ashtuquajtura “reaksionare”, për t’i bërë presion Ballit Kombëtar, ose në shenjë hakmarrjeje. Në prill 1944, partizanët dogjën fshatin Starovë në Pogradec, sepse “Starova është depo e çetave mercenare të Ballit”, shkruan Enver Hoxha në urdhrin për djegien e saj.Sinja e Dibrës u dogj nga partizanët, në gusht 1944, vetëm për t’u hakmarrë për vrasjen e një partizani dhe ky fakt pohohet në raportin partizan për ngjarjen. Kurseraprezaljet e bëra nga ushtria partizane në Veri, dy-tre muaj pasi pushtuesit ishin larguar nga Shqipëria, nuk kanë asnjë justifikim, sepse në Shqipëri nuk kishte më ushtri të huaj. jus post bellum Për vendosjen e drejtësisë pas luftës, sipas doktrinës së luftës së drejtë, duhet të respektohen gjashtë kushte, por bëhet fjalë për raste kur lufta mbaron dhe palët bëjnë marrëveshje. Në Shqipëri s’pati kurrë një marrëveshje të tillë me pushtuesit, as me italianët e as me gjermanët. Ata erdhën dhe ikën të pandikuar nga lufta e shqiptarëve; luftën e humbën në fronte të tjera, jo në Shqipëri. Megjithatë, kjo pjesë e doktrinës, për realitetin shqiptar, duhet parë në sjelljen e palëve ndërluftuese shqiptare, partizanëve kundër ballistëve dhe legalistëve e të tjerëve, që ata i përmblidhnin në termin “reaksionarë”. proporcionaliteti dhe publiciteti. Marrëveshja e paqes duhet të jetë e balancuar dhe e arsyeshme. Një marrëveshje e projektuar si hakmarrje, zakonisht prej fituesit, do të thotë mbjellje e farës për konflikte të ardhshme. Një gabim i tillë u bë me Marrëveshjen e Paqes në mbarim të Luftës së Parë Botërore, e cila e ngarkoi Gjermaninë me detyrime dëmshpërblimi shumë të rënda. Bazuar te pesha e këtij dëmshpërblimi, ekonomisti britanik, Xhon Mejnard Kejnes, paralajmëroi se, Marrëveshja e Paqes kishte mbjellë farën e një konflikti të ardhshëm, i cili shpërtheu rreth dy dekada më vonë. Në Shqipëri lufta nuk mbaroi kurrë, edhe pse pushtuesit u larguan, kështu që s’pati asnjë lloj marrëveshje.Në vitet e para të regjimit komunist, ushtria partizane u përdor si një instrument spastrimi i kundërshtarëve politikë të PKSH-së dhe si e tillë ajo nuk shërbeu kurrë si ushtri kombëtare, por si instrument ndëshkues në shërbim të një formacioni politik. Më vonë, lufta civile, vetëm me njërën palë, e cila luftonte
  • 4. ndaj palës së humbur dhe të dorëzuar krejtësisht, u emërtua luftë klasash dhe vazhdoi deri në vitin 1990.rikthimi i të drejtave. Marrëveshja e paqes duhet të garantojë të drejtat bazë, shkelja e të cilave nxit luftën e drejtë. Sipas këtij parimi, nëse lufta partizane synonte çlirimin e vendit nga pushtimi, me largimin e gjermanëve, komunistët (ushtria partizane) duhet të kishin kërkuar kthimin e Shqipërisë në juridiksionin e parapushtimit dhe të mbronin të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Në realitet, ajo iu sul vendbanimeve shqiptare, sidomos në zonën e Veriut (me Jugun kishte mbaruar punë gjatë luftës) dhe vriste, burgoste, internonte, digjte shtëpi, grabiste pasurinë e qytetarëve etj. Kjo dhunë, në forma të tjera, vazhdoi për gati gjysmë shekulli.diskriminimi. Në marrëveshjet e pasluftës është e nevojshme të trajtohen në mënyrë të diferencuar drejtuesit, ushtarët dhe civilët. Popullsia civile ka të drejtën e mbrojtjes (përjashtimit) nga masat ndëshkuese të pasluftës. Në Shqipëri, popullsia civile u ndëshkua pa asnjë dallim prej ushtrisë partizane. Fshatra të tërë u detyruan të arratiseshin në male nga frika e ndëshkimit. Më dukshëm, në Veri, ushtria partizane ushtroi raprezalje në masë të gjerë. Sa për ilustrim, ja gjendja e fshatrave e përshkruar në një raport partizan: “Forcat t’ona hynë në të gjithë katundet ku nuk gjetën as një burrë në shtëpijat: të gjithë ishin mshefun shpellavet. Në thirrjen e parë për t’u kthyer nëpër shtëpia nuk dëgjohi asnji prej tyre të ktheheshe perse kur këta panë se forcat t’ona u vunë zjarrin 4-5 shtëpive në Vukël fillunë të dorëzoheshin dhe tash e shumta e popullsisë është kthyrë e gjitha nëpër shtëpija. Prenk Cali largoj nga shpella të gjithë të tjerët dhe mbajti vetëm 14 besnikë të tij. U kontrolluan të gjitha shpellat dhe nëpër’to u gjetën shumë katundarë të mshefur nga frika.”ndëshkimi 1. Nëse vendi i mundur ka dhunuar qartazi të drejtat e vendit që ka sulmuar, atëherë duhet të jepet njëfarë ndëshkimi. Ky kusht e merrtë mirëqenë që humbësi është vendi agresor, ndoshta është shkruar nga këndvështrimi i vendeve fituese të Luftës së Dytë Botërore, por ka edhe vende si Shqipëria, e cila, edhe pse u pushtua, edhe pse pushtuesit u larguan, nuk kishte asnjë shans ta ndëshkonte agresorin në periudhën e pasluftës. Gjermania u ndëshkua, por jo në lidhje me veprimtarinë e saj në Shqipëri.ndëshkimi 2. Drejtësia, pas lufte kërkon që ushtarët e të gjitha palëve në konflikt, të dyshuar për krime lufte, të hetohen e mundësisht të gjykohen. Në Shqipëri u bënë gjyqe për dënimin e kriminelëve të luftës, por në to u dënuan vetëm kundërshtarët politikë të komunistëve dhe jo kriminelët e vërtetë. Një numër i këtyre kriminelëve ishin anëtarë të gjykatave, të cilat dënonin njerëz të pafajshëm.kompensimi. Shqipëria nuk kishte asnjë forcë që të impononte kompensim nga palët pushtuese në mbarim të luftës dhe as nuk ishte pjesë e koalicionit fitues, pavarësisht pretendimeve. Anëtarësia në një koalicion është realitet vetëm nëse ka një marrëveshje, gjë që në historinë e Shqipërisë nuk ekziston.rehabilitimi. Me mbarimin e luftës krijohet mundësia e rehabilitimit të institucioneve, gjë që duhet bërë në proporcionalitet me dëmin që iu ka shkaktuar pushtuesi. Në Shqipëri ndodhi krejt e kundërta. Pasi u largua ushtria gjermane, institucionet shqiptare u shkatërruan nga themeli: forma e regjimit, kushtetuta, ligjet e tjera, nuk u njohën nga qeveria komuniste. Për një periudhë të gjatë vendi s’kishte polici dhe ligje civile. Shqipëria u kthye në diktaturë ushtarake, e cila kryente veprime shtypëse më të rënda se ushtritë pushtuese. Regjimi që doli nga lufta vrau, burgosi, torturoi e internoi me mijëra qytetarë shqiptarë të pafajshëm. Veç kësaj, shkatërroi ekonominë e vendit dhe në fund, për shkak të këtij fakti, u shemb edhe vetë.
  • 5. PROJEK T Tema: Historia eshte shkruar me gjate trimash te mbuluar Lenda: Histori PUNOI: Kejsi Kollovi